SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999, pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe më pas u riemërua SIGAL UGA, nga një grup investitorësh vendas, me në krye Z. Avni Ponari, një personalitet i njohur në tregun e sigurimeve si edhe në një sërë biznesesh me ndikim të madh në ekonominë e vendit.

Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL sh.a u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.

SIGAL sh.a është kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Group Austria.

Në vitin 2007, SIGAL sh.a dhe UNIQA GA nënshkruan një marrëveshje, duke e kthyer atë në aksionerin më të madh dhe që zotëron 86.9% të aksioneve, ndërsa 13.1% zotërohet nga kapital vendas. UNIQA GA numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientëve, 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UGA, si kompaninë lider më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj. SIGAL UGA është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA është kompania më e madhe dhe më e besuar e Sigurimeve

SIGAL Life UNIQA

SIGAL Life sh.a u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës dhe regjistruar në QKR me NUIS K51423801Q.
Që prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jetës. SIGAL Life UNIQA kryeson tregun shqiptar të sigurimeve të jetës duke zotëruar mesatarisht 50% të tij. Informacioni I detajuar për tregun e sigurimeve të jetës, mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare përmes linkut vijues: www.amf.gov.al

Fondi i Pensioneve Private SIGAL

Tekti i fondit - SH.A.F.P SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA, është një shoqëri aksionare, me seli në adresën: Rr.Ukraina e Lirë, Tiranë. SH.A.F.P është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 31/01/2006, liçensuar shoqëri administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me liçensë nr. 2, datë 30.03.2011.
Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve, në përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe në përputhje me parimin e shpërndarjes së riskut (diversifikim), për ofrimin e përfitimeve të pensionit për personat që anëtarësohen në Fond. Shoqëria administruese ka dhe funksionin e kryerjes së pagesave të pensionit si dhe çdo objekt tjetër të lejuar nga legjislacioni dhe që nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore për fondet e pensionit vullnetar.

Kultura e korporatës

Klienti i pari

Ne jemi të fokusuar me vendosmëri në nevojat e klientëve tanë.

Thjeshtësia

Ne veprojmë dhe mësojmë nga gabimet.

Përgjegjësi

Ne inkurajojmë njëri-tjetrin për të marrë përgjegjësi.

Integriteti

Ne i mbajmë premtimet tona.

Komuniteti

Ne bashkëpunojmë përtej kufijve të zakonshëm.

Bordi Mbikëqyrës

Menaxherë të lartë të cilët motivojnë, frymëzojnë dhe e çojnë kompaninë përpara

Historia jonë

Që nga viti 1999, SIGAL UNIQA është një simbol i besueshmërisë dhe korrektësisë për klientët dhe partnerët e saj. SIGAL UNIQA u ofron konsumatorëve shqiptarë zgjidhje moderne sigurimesh bazuar në një portofol të gjerë produktesh në të gjitha clasat e sigurimit të Jo-Jetës, Jetës dhe Pensioneve Private.

Muzeu i sigurimeve

Kemi ndertuar te vetmin muze sigurimesh ne rajon, ku tregojme historikun e tregut privat te sigurimeve ne Shqiperi dhe zhvillimin e tij pergjate viteve. Muzeu mund te vizitohet pa pagese, nga e hena deri te premten, nga grupe prej 5-10 personash.

Muzeu

25 vite histori suksesi

Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar, SIGAL UNIQA është një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.2 milionë klientë, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara.

2024

15 vite UNIQA, 15 vite unikë

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA kremtoi në 23 mars 15-vjetorin e hyrjes të të parit investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve, UNIQA.

2022

20 Vjet Histori Suksesi

Me rastin e 20-vjetorit SIGAL UNIQA ideaoi dhe realizoi një vepër, skulpturë, në shenjë falënderimi dhe mirenjohjeje për klientët, stafin, partnerët dhe të gjithë bashkëudhëtarët e SIGAL UNIQA ndër vite. Gjithashtu z. Avni Ponari, u nderua nga Presidenti i Austrisë me dekoratën “GRAND DECORATION OF HONOUR”.

2019

UNIQA bëhet aksioneri më i madh

UNIQA zotëron 86.9% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

2016

Krijohen 3 kompani të reja

Ofrohen pensione private në Shqipëri dhe sigurimet e jetës në Kosovë dhe Maqedoni.

2011

Pjesë e UNIQA

Insurance Group UNIQA bleu 46.8% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

2007

Zgjeron aktivitetin

Hapen dy kompani të reja në Shqipëri dhe Maqedoni, SIGAL Life Shqipëri dhe SIGAL Maqedoni.

2004

Aksioneri i parë i huaj

SIGAL lider i tregut të sigurimeve dhe zotëron 31% të tij. Fondi Shqiptaro-Amerikani Ndërmarrjeve u bë aksioneri i parë i huaj. Gjithashtu SIGAL zgjeroi aktivitetin në Kosovë përmes SIGAL Kosova.

2003

Fillon aktivitetin

SIGAL sh.a është themeluar më 22 shkurt 1999 në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve.

1999

Informacion Financiar

Këtu do të gjeni informacione për raportet financiare të SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

ks2015

SIGAL UNIQA Kosovë

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

maqedonia

SIGAL UNIQA Maqedoni

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA