Lajme

“Realizova një ëndërr”, SIGAL UNIQA, sponsor gjeneral i Vllaznisë/ Ponari: Jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë

“Unë gjithmonë ëndërroj që të jetë kampion. Kështu që uroj, që si SIGAL është kampion ashtu të jetë edhe Vllaznia. Sepse unë jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë”.

Kështu u shpreh Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, teksa bëri prezantimin zyrtar të kompanisë që ka themeluar dhe drejton si sponsor general të Klubit të Futbollit Vllaznia për sezonin futbollistik 2023-2024.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e themeluar në vitin 1999 dhe me aktivitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë sponsor zyrtar i klubit më të vjetër të futbollit në vend.

Zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit u bë në një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku morën pjesë zyrtarë të klubit, drejtues të institucioneve lokale, ish futbollistë të Vllaznisë dhe tifozë të shumtë.

Gjatë fjalës së tij, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari u shpreh se, me arritjen e kësaj marrëveshjeje sponsorizimi ai bëri realitet një ëndërr të kahershme duke qenë edhe një tifoz i ekipit kuqeblu.

“Realizova një ëndërr. Duke qenë sponsor zyrtar, SIGAL UNIQA, një kompani tashmë e njohur shqiptaro-austriake që është prezente në 17 shtete të Europës, jemi të lumtur që jemi pjesë e një grupimi kaq të madh e të fuqishëm, i mbështetur nga thuajse gjysma e Shqipërisë.

Vllaznia është ekipi më i vjetër në Shqipëri. Një ndër ekipet më të konsoliduara dhe të mira. Unë gjithmonë ëndërroj që të jetë kampion. Kështu që uroj, që si SIGAL është kampion ashtu të jetë edhe Vllaznia. Sepse unë jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë. Siç është SIGAL Prishtina, Valbona dhe ekipe të tjera që janë kampionë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit”.

Ndërsa Presidenti i Vllaznisë, z.Alban Xhaferri u shpreh shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, Vllaznia do të ecë drejt suksesit.

 

“Është me të vërtetë një kënaqësi. Duke parë kontributin e SIGAL UNIQA në të gjitha rajonin, në shumë sporte. Kjo falë edhe Avni Ponarit, i cili është njeri me zemër të madhe. Dhe për sportin në përgjithësi ai ka dhënë shumë. Duke nisur me basketbollin, në Kosovë gjithashtu, në Shqipëri te Kombëtarja. Dhe së fundmi ne tashmë kemi arritur një marrëveshje sponsorizimi për ekipin e futbollit Vllaznia. Uroj të sporti dhe biznesi të trajtohen në mënyrën e duhur. Gjithmonë ato shërbejnë për të arritur ato rezultate që secili pret. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim”.

 

Që prej nisjes së aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj, ndërsa prej më shumë se 7 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar edhe i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

 

Përpos kësaj, SIGAL UNIQA mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, 13 herë kampione e Superligës së Kosovës dhe fituese e 2 Kupa Ballkanike. Është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i Federatës Shqiptare të Baskebollit; sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Basketbollit;

 

Ndërsa Superliga e femrave në futbollin e Kosovës mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”; Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë tonë;

 

Pa harruar edhe investimet e shumta të kësaj kompanie në terrene sportive.

 

Tifozët shkodranë duhen të jenë të kënaqur nga bashkëpunimi SIGAL UNIQA – Vllaznia sepse historia e këtyre viteve ka treguar se në ekipet ku ve dorë SIGAL UNIQA, suksesi është i garantuar.

SIGAL UNIQA – Vllaznia, më të fortë së bashku