I nderuar përdorues,
Ju keni hyrë në faqen zyrtare të SIGAL Insurance Group sh.a (me poshtë SIGAL) duke lexuar dhe pranuar si më poshtë vijon: Kjo faqe përmban formularë të ndryshëm (punësimi, marrje në sigurim, regjistrimi në data bazën e SIGAL, raportim dëmi, etj.) plotësim i të cilave është tërësisht vullnetar. SIGAL siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale do të trajtohet në përputhje me ligjin nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ju, duke përdorur faqen tonë, si Përdorues i saj, pohoni vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej jush, në format apo formularë të ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen (click -imin) e butonit të vazhdimit , përdoruesi pranon dhe jep të drejtën shoqërisë së sigurimit për përdorimin dhe përpunimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e SIGAL, në përputhje me leg jislacionin në fuqi. SIGAL garanton trajtimin me konfidencialitet të këtyre të dhënave si dhe siguron se asnjë e dhënë nuk do ti kalohet palëve të treta, si dhe se çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar, përvec kur kjo është në përmbushje të një detyrim i ligjor të lidhur me veprimtarinë e sigurimit ose në kuadër të përmbushjes se detyrimeve që burojnë nga kontrata e sigurimit. Për çdo ndryshim të këtyre të dhënave përdoruesi ka të drejtë të kontaktojë SIGAL për kryerjen e ndryshimeve në [email protected].
PARIMET E PRIVATESISË TË TË SIGURUARIT DHE PËRFITUESIT
SIGAL do të mbledhë vetëm informacion personal, i cili nevojitet për administrimin e kontratës të sigurimit, për dhënien e shërbimeve të
klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatëse në fuqi (Ligji Nr.124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave
personale")
2. Përpunimi i informacionit: SIGAL do të përpunojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe vetëm për ato qëllime që ju ka informuar në momentin e nënshkrimit të kontratës të sigurimit, dhe ato që janë pasojë direkte e zbatimit të ligjit në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit në lidhje me atë kontratë sigurimi. Në këtë kontest, përpunimi sipas rastit bazohet në:
- përmbushja e kontratës së sigurimit apo proceseve të lidhura me të,
- Përmbushja e një detyrimi ligjor,
- interes legjitim (i parashikuar në ligj) i SIGAL,
- pëlqimi i dhënë nga subjekti i të dhënave .
Për përpunimin e bazuar eksluzivisht në Pëlqimin tuaj, Ju mund të kundërshtoni ose revokoni pëlqimin sipas ligjit në fuqi (Ligji Nr.124/2024,
"Për mbrojtjen e të dhënave personale"), (Neni 7 -Kriteret Ligjore për përpunimin, Neni 9 - Përpunimi i të dhënave sens itive)
3. Mundësia e zgjedhjes: SIGAL kërkon pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu, përfshirë informimin në lidhje me produkte dhe shërbime të reja të ofruara nga kompania, si dhe nga palë të treta që veprojnë në emër të saj, në përputhje me legjislac ionin në fuqi. Ky përpunim përfshin komunikime mbi produkte dhe shërbime të SIGAL, si edhe oferta të zhvilluara në bashkëpunim me partnerë të tjerë biznesi. Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë për këtë lloj përpunimi të të dhënave personale, duke dërguar një kërkesë të thjeshtë me email në adresën e përcaktuar nga kompania. Gjithashtu, në përputhje me Ligji nr. 124/2024, ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu, si dhe të mos i nënshtroheni vendimmarrjeve që bazohen
vetëm në përpunim automatik, përfshirë profilizimin. Në raste të tilla, ju keni të drejtë të kërkoni ndërhyrje njerëzore, rishikim manual të vendimit dhe të shprehni pikëpamjen tuaj përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.
4. Cilësia e përpunimi të të dhënave: SIGAL përdor teknologji të përshtatshme dhe trajnon punonjësit e vet me njohuri të mjaftueshme teknike dhe gjithashtu siguron integritet personal që ata të jenë të aftë të përpunojnë të dhënat tuaja personale me shpejtësi dhe saktësi, bazuar në ligjet në fuqi. Ju gjithashtu keni të drejtë në çdo kohë të na informoni për ndonjë gabim të të dhënave dhe të kërkoni korrigjimin e tyre. SIGAL perpunon te dhena personale te subjektit te te dhenave si: Të dhëna identifikuese/personale dhe te dhena sensitive (shendetesore apo
financiare) per shkak te permbushjes se detyrave si shoqeri sigurimi dhe aksesi mbi keto te dhena eshte i kufizuar.
5. Njoftimi për cenimin e të dhënave personale: Në rast të një cenimi të të dhënave personal (rrjedhje te dhenash) , SIGAL njofton Komisionerin sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 72 (shtatëdhjetë e dy) orë pas marrjes dijeni për cenimin.
6. Parimi i kufizimit në kohë: SIGAL përpunon të dhënat duke respektuar parimin e mjaftueshmërisë, pra të dhënat nuk përpunohen më shumë se sa është e nevojshme, përveç rasteve që parashikohet ndryshe nga ligji në fuqi. SIGAL nuk do të mbajë të dhënat tuaja personale më shumë sesa afati maksimal prej 10 vjetësh nga përfundimi i kontratës së sigurimit apo trajtimit të dëmit.
7. Siguria dhe fshehtësi: SIGAL do të mbajë të dhënat tuaja personale konfidenciale dhe do të kufizojë aksesin në të dhënat tuaja personale vetëm në punonjësit apo bashkëpunëtorët tanë që ngarkohen nga ne për kryerjen e veprimtarive të nevojshme për qëllime të sigurimit. SIGAL i referohet standarteve të industrisë dhe përdor masa të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar apo i paligjshëm, përdorimi, shkatërrimi, modifikimi apo përhapja e tyre, apo humbja aksidentale. SIGAL garanton, verifikon dhe kërkon të njëjtat standarte të larta të sigurisë të së dhënave nga palët e treta, të cilat ajo ngarkon për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emër të saj.
8. Shpërndarja e të dhënave: SIGAL mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale me institucione shtetërore, apo subjekte private vetëm në kuadër të përmbushjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, sipas dispozitave konkrete ligjore në fuqi, (si psh një auditues ligjor apo organ shtetëror), apo një ofrues shërbimi, nën garancinë për mbrojtjen e të dhënave personale tuajat ashtu sic dhe vetë SIGAL, dhe vetëm për arsye të përmbushjes së detyrimeve ligjore apo të kontratës së sigurimit. SIGAL mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale palëve të treta të
cilat veprojnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj për informimin tuaj për produkte dhe shërbime dhe vetëm pasi ka marrë aprovimin tuaj
paraprakisht, aprovim ose pëlqim që mund ta tër hiqni lirisht në cdo kohë më një email të thjeshtë pranë [email protected] .
9. Transferimi ndërkombëtar: SIGAL mund të transferojë jashtë shtetit për qëllime të sigurimit dhe të dëmshpërblimit në sigurime, të dhëna të cilat transferohen vetëm në përputhje me ligjet në fuqi. (Ligji n r.124/2024 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, nenet 39 -40) SIGAL po ashtu mund të transferojë të dhëna në grup për dëmet, kontrata të sigurimit për qëllime studimi tregu, analizash, statistikash apo raportuese, gjithmonë duke u siguruar për respektimin dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë, konfidencalitetit , përpunimit të ligjshëm dhe vetëm për qëlimet për të cilat dërgohen ato, dhe në përgjithësi, të gjitha detyrimet e ligjit dhe parimet e permendura në këtë dokument;
10. Përgjegjësia: Vetëm SIGAL, punonjësit e saj dhe personat e ngarkuar nga ajo, mund të përpunojnë të dhënat personale në pajtim me këto parime dhe ligjin e zbatueshëm. SIGAL kryen trajnime edhe rishikime të përputhshmërisë së saj me këto parime. Punonjësit që shkelin këto parime mund të jenë subjekt i masave disiplinore apo penaliteteve përkatëse, duke përfshirë pushimin nga puna apo zgjidhjen e kontratës së shërbimit. Punonjësit apo personat e ngarkuar pritet të raportojnë shkeljen e këtyre parimeve te drejtuesit e tyre si edhe te Burimet Njerëzore dhe në Departamentin Ligjor, si dhe pranë çdo departamenti tjetër kompetent.
11. E drejta për të korigjuar, fshirë (e drejta për tu harruar) dhe transfe rueshmëria e të dhënave: Ju, si Subjekte të të dhënave keni të drejtën të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale ('e drejta për t'u harruar') kur të dhënat tuaja nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, kur është tërhequr pëlqimi, ose kur përpunimi është i paligjshëm, nëse verifikohet një gjë e tillë. Subjekti i të dhënave ka të drejtën e korrigjimit te të dhënave të pasaktapersonale nga SIGAL, që lidhen me të sa më shpejt të jetë e mundur, por
jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës nga subjekti i te dhenave personale. Ju keni të drejtë që të dhënat tuaja që janë dhënë nga ju mbi bazën e pëlqimit ose për përmbushjen e një kontrate, dhe përpunimi kryhet me mjete automatike, Ju keni të drejtën t’i marrë ato nga kontrolluesi në një format të strukturuar, të përdorur gjerësi sht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe t’i transferoni pa pengesa, ose të kërkoni transferimin nga ne direkt nëse kjo është e mundur, te një kontrollues tjetër.
12. Politika për cookies: Faqja zyrtare e SIGAL përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj si përdoruesit. Ju informojmë për përdorimin e cookies dhe ju informojë se keni mundësi të zgjedhni mbi aktivizimin ose çaktivizimin e tyre.
13. Nëpunësi i mbrojtjes së të dhënave personale, informimi dhe aksesi: Për çdo shqetësim në lidhje me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, subjektet mund të kontaktojnë Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) pranë SIGAL në adresën e emailit: [email protected] . Po ashtu te Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave ju mund të kërkoni çdo informacion lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja, politikat tona, bashkëpunëtorët tanë, qëllimin e përpunimit, masat e sigurisë, detaje konkrete mbi kategorinë apo mën yrën e përpunimit dhe çdo informacion tjetër që mund ta konsideroni të nevojshëm, lidhur me të drejtat tuaja, dhe në përgjithësi këtë Politikë të Privatësisë, për të cilat keni të drejtë të merrni informacion brenda 30 ditësh nga kërkesa. Ju mund të kërkoni zbatimin e këtyre parimeve kundrejt SIGAL, e cila është përgjegjëse për të dhënat tuaja personale. Nëse keni një ankesë që SIGAL ka shkelur këto parime dhe nëse keni tentuar në mirëbesim për të zgjidhur ankesën përmes procesit tonë të shërbimit të klientit apo Nëpunësit për Mbrojtjen e të dhënave, mund të ankoheni edhe direkt tek Komisioneri Për Mbrojtj en e të Dhënave Personale sipas ligjit (Ligji Nr.124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Neni 86 -E drejta për t'u ankuar), në kontaktet:
▪ Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë
▪ Tel +355 4 2237200
▪ Email: [email protected]
▪ Nr. i Gjelbër: 0800 2050
Në çdo rast, edhe nëse ankesa nuk është zgjidhur brenda intervalit kohor të parashikuar, atëherë ju mund të kërkoni zbatimin e këtyre parimeve në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Nëse ju ankoheni pranë Autoritetit publik (Komisioneri) të mbrojtjes së të dhënave dhe Komisioneri zbulon se SIGAL ka shkelur këto parime, SIGAL do ti përmbahet përfundimeve të Komisionerit të Mbrojtjes së të dhënave, por do të rezervojë të drejtën për të kundërshtuar apo apeluar të tilla gjetje, sipas ligjit.
SIGAL BUSINESS CENTER
Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 333 08
Fax: +355 4 2250 220
E-mail: [email protected]
Website: sigal.com.al

