Blog

NRYSHIMI NUK DO TË JETË I LEHTË PËR PROFESIONIN E MJEKËSISË

Koha e leximit: 6 minuta

Megjithatë, çdo ndryshim i mënyrave se si ofrohet kujdesi shëndetësor nuk do të jetë i lehtë. Për arsye të lidhura me sigurinë e pacientëve, profesioni i mjekësisë është ultrakonservator: në fund të fundit, betimi i parë i Hipokratit është: “primum non nocere” (‘E para, mos bëni dëm’).

Por pavarësisht rezistencës së profesionit konservator të mjekësisë, tani po bëhet e qartë se aksesi në informacionin mjekësor dhe të dhënat nga monitorimi i shëndetit janë një e drejtë e çdo njeriu. ‘Pushteti’ dhe dijet mjekësore po transferohen nga doktorët tek publiku i përgjithshëm. Dr Eric Topol, kardiolog amerikan dhe kampion i shëndetit dixhital, kohët e fundit e ka përmbledhur këtë koncept në titullin e librit të tij me infuencë, ‘Tani pacienti do t’ju shikojë’. Dr Topol është një shëmebull i rrallë, por jo unik, i profesionit të mjekësisë i cili ka kuptuar ndërlikimet e shëndetit dixhital. Ai dhe pak të tjerë si ai, kanë kuptuar se, profesioni i mjekësisë po përballet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, por ai tashmë ka identifikuar një mori përfitimesh për të dy krahët, për pacientët dhe për doktorët ndërsa vet trupat tanë po bëhen të ‘zgjuar’.

Me kalimin e kohës, shumë testime dhe kontrolle që dikur ishin të disponueshme vetëm në zyrën e vizitave të doktorit/spitalit, ose në laboratorin patologjik, tani do të jetë menjëherë të disponueshme nëpërmjet smartfonit tuaj ose nga pajisje të tjera plotësuese. Dhe koleksioni i sensorëve që ne do të mbajmë rreth trupit tonë shumë shpejt do të zhvillohet dhe evoluojë për t’u kthyer në një rrjet në trup për të matur shëndetin dhe mirëqenien tonë fizike, që do të punojnë 24 orë në ditë për të na ndihmuar që të jemi të mirëinformuar dhe sa më të shëndetshëm që të jetë e mundur. Disa prej këtyre sensorëve, mund të përfshihen në artikujt e përditshëm që ne veshim, si edhe në lëkurën dhe gjakun tonë.

Trupat tanë janë “gjeneratorë të dhënash” në ecje, gjithçka që nevojitet për t’ju shtuar atyre janë biosensorë (sensorë biologjik), jo shumë të shtrenjtë, për të ‘kapur’ të dhënat dhe disa algoritme të zgjuara për t’i interpretuar ato. Për shembull, një pamje e përgjithshme në të dhënat historike nga aktivitet tuaja të përditshme, si kaloritë që digjni çdo ditë, zakonet e gjumit, nivelin afatgjatë të shplodhjes së zemrës dhe presioni mesatar i gjakut, që do t’ju tregojnë juve, dhe doktorit tuaj, shumë më shumë rreth gjëndjes së shëndetit ose sëmundjes tuaj reale sesa çdo vizitë e vetme apo ‘check-up’ të kryer tek doktori juaj.

Deri tani, ka qenë shumë e vështirë për një doktor që të shikonte se si sillen trupat e pacientëve të tyre me kalimin e kohës (përveçse kur pacienti është i detyruar që të qëndrojë i shtruar në spital) dhe këto lloje të dhënash ambulatore me kosot të ulta do të çojnë në zbulimin më të mirë, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm të problemeve, diagnozave dhe të trajtimeve të përshtatshëm të tyre.

Kështu, ato do të përmirësojnë shëndetin e miliona njerëzve dhe vizitat e sotshme në formë ‘check-up-i’ tek doktori juaj çdo vit, do të zëvendësohen me monitorimin e vazhdueshëm në jetën reale, duke ofruar informacion në kohë reale mbi trupin tuaj. (Në fakt, mbi vlerën e vizitave vjetore tek doktori është treguar se, ato kanë rezultuar shumë më pak se sa ajo që ishte menduar dikur dhe shumë profesionistë të shëndetit e konsiderojnë këtë procedurë të mirëpërcaktuar si të padobishme).

Profesioni mjekësor e ka kuptuar me kohë vlerën e jashtëzakonshme të të dhënave ambulatore. Megjithatë, deri kohët e fundit pajisjet mjekësore për kapjen dhe regjistrimin e të dhënave ambulatore kanë qenë masive dhe të shtrenjta.

Doktorët kanë qenë të kujdesshëm në përshkrimin e përdorimit të pajisjeve të tilla dhe pacientët kanë qenë ngurrues për të veshur në trupin e tyre sisteme të parehatshme monitorimi.

Megjithatë, të dhënat historike ambulatore në botën reale mbi presionin e gjakut tuaj, funksionimin e mushkrive, ritmin e zemrës, nivelet e kaliumit, përmbjatjen e oksigjenit në gjak ose nivelet e glukozës (sa për të përmendur vetëm disa prej matjeve të cilat janë të mundura tani) është informacioni më i vlefshëm i disponueshëm që doktorët kanë në dispozicion. Doktorët mund të eksperimentojnë me trajtimet, duke ndryshuar dozat, ilaçet ose tërhqjen nga qarkullimit të një ilaçi të veçantë, si edhe për të marrë përgjigje të shpjtë dhe në kohë reale mbi se si i përgjigjet trupi juaj këtyre ndryshimeve. Kjo është mënyra se si këto të dhëna do të ndihmojnë doktorët për të personalizuar më tej trajtimin tuaj nëpërmjet përzgjedhjes së trajtimeve të mbështetura në profilin tuaj të ADN-së.

Për shembull, një diabetik i cili lexon në kohë reale nivelin e sheqerit në gjakun e tij/saj në smartfonin e tyre mund të shikojnë menjëherë se si një ushqim, ose një artikull i caktuar ushqimor ose pije, ndikon në glukozën në gjakun e tyre. Diçka e tillë do të ketë një efekt të fuqishëm dhe të menjëhershëm modifikimi mbi dietën tuaj suqhimore dhe sjelljen tuaj lidhur me të, duke i ofruar pacientit informacionin e nevojshëm për të kontrolluar në çast gjendjen e tyre shëndetësore dhe për t’a menaxhuar atë siç duhet. Nëse ju e dini që ngrënia e një bananeje të plotë të qëruar rrit sheqerin në gjak (glukozën), ju më pas me shumë mundësi do t’a shmangni këtë frut.

Pajisjet që do të monitorojnë zakonet e gjumit – nëpërmjet varësve në duar, smartfonët, sensorët poshtë batanijes tuaj etj., – tashmë janë duke ofruar këndvështrime lidhur me kushtet dhe sëmundjet që nuk mund të merren në asnjë mënyrë tjetër. Një pajisje e tillë ka treguar se, pacientët me parkinson kanë vëzhguar se atyre u ndodhin kriza gjatë gjumit – diçka që më parë ka qenë e panjohur.

Shumë shpejt trupat tanë do të jenë kthyer në regjistrues dhe raportues të ‘zgjuar’ dhe transparent të të dhënave tona fiziologjike. Ky do të jetë një nga ndryshimet thelbësore në mjekësi dhe në kujdesin shëndetësor ndaj njerëzve.

Së shpejti, mjekët tanë do të jenë të aftë që të kenë raporte në kohë reale mbi gjendjen e të gjithë pacientëve të tyre gjatë përditshmërisë së tyre. Këto të dhëna do të transmetohen me ‘wireless’ në ‘cloud’ (të aksesueshme për doktorët) 24 orë në ditë dhe, megjithëse, doktorët tanë nuk do të kenë kohën e mjaftueshme për të monitoruar çdo informacion individual personalisht, sistemet e tyre të monitorimit të pajisura me Inteligjencë Artificiale do t’i njoftojnë ata për çdo ndryshim në të dhënat e pacientëve të tyre që kërkojnë vëmendjen e tyre urgjente.

Sot kjo mund të duket si diçka e çuditshme, por nuk do të jetë shumë larg koha kur pacientët mbi 50 vjeç (dhe shumë pacientë të rinj) do të kenë trupa të ‘zgjuar’ të cilët janë përherë të lidhur dhe duke transmetuar vazhdimisht të dhëna tek zyrat e doktorëve të tyre (dhe në vet sistemet e tyre të ruajtjes së të dhënave në ‘cloud’).

Fraza kçce është ‘pacientë të informuar’, sepse është e qartë se, ka një numër të madh pacientësh në popullatën e përgjithshme për të cilët thuhet se, nuk duan që të marrin asnjë përgjegjësi lidhur me mirëqenien e tyre.

Në fakt, anëtarët e këtij grupi kanë pak interes për shëndetin e tyre, përveçse kur ata kanë nevoja të mënjëhershme. Profesionistët e shëndetit e vlerësojnë këtë grup të jetë po aq i madh sa 1/3 e popullsisë së përgjithshme me 2/3 e tjera që tregojnë një shkallë të variueshme interesi tek shëndeti që variojnë nga minimale në shumë të angazhuar. Nëse ky 33% i painteresuar do të bëhët më i interesuar mbi shëndetin e tyre kur këto pajisje monitorimi do të jenë të lira, ose madje do të ofrohen edhe pa pagesë fare, është e dyshmitë. Por impakti potencial i shëndetit dixhital në kujdesin shëndetësor dhe në ekonominë sociale për shumicën më të intresuar për shëndetin e tyre do të jetë i jashtëzakonshëm.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë