Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

Koha e leximit: 3 minuta

Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Instalim, konfigurim, mirëmbajtje, monitorim dhe upgrade i production DB MS SQL Servers (2005-2019).
  • Administron, ruan integritetin e të dhënave dhe sigurinë e serverëve MS SQL Server.
  • Suport përdoruesve sipas kërkesës për krijim Raportesh të ndryshme në Crystal Report.
  • Experiencë në shkrimin T-SQL, stored procedures dhe query tuning.
  • Kontrollon Health te clusterit te SQL
  • Të dijë të bëj përmiresime në nivel instance të databasës (SGA).
  • Të dijë të bëjë përmirësime në nivel objektesh brenda DB (psh: krijimi i indexeve ku është e nevojshme), Rebuild i indexeve
  • Kontrollon versionit të SQL dhe update ne secilen nga nodet.
  • Kontroll i mënyrës së konfigurimit të availability group. Troubleshoot për secilin nga nodet në nivel DB.
  • Sitemim dhe organizim i backup-it të Databazave.
  • Të ndiek standartet e Business Continuity Plan për backup-in dhe sigurinë e të dhënave.
  • Të njohë krijimin replikimit dhe vendosjen ne availability group të DB.
  • Të ket njohuri në Optimizime në nivel Logjik, ne nivel Query dhe Job-e.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Diplomuar për Informatikë /Informatik Ekonomike  /Teknologji Informacioni etj..
  • Eksperience e mëparshme (minimalisht 3 vite) e preferueshme në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
  • Njohuri shumë të mira në MS SQL Servers (2005-2019)
  • Monitorim i DB dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme ditore.
  • Përvoja praktike me teknologjitë e kriptimit të të dhënave si Kriptimi transparent i të dhënave (TDE) përben avantazh.
  • Njohuri në teknologjitë C#, SQL Azure, Oracle dhe VB6 perbejne avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Te jetë Person i mirëorganizuar i cili mund të kryejë shumë detyra, të punojë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një ekipi të ketë aftësinë për t’i dhënë përparësi punës nën presion.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe të punës në grup.

Të interesuarit, brenda datës 18.09.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë