Blog

MË PAK STRES: SI TË JENI TË PRANISHËM KËTU DHE TANI

Koha e leximit: 3 minuta

Nëse do të kërkoni në Google për termin meditim (të menduarit në mënyrë të vetëdijshme, duke qenë të pranishëm këtu dhe tani), do t’ju dalin 11.4 milion ide, duke filluar nga ushtrimet e meditimit deri tek çajrat meditativ apo qirinjtë aromatikë. Mësuesit budistë, të cilët e kanë kthyer këtë formë të veçantë vëmendjeje në një element të praktikës së tyre meditative shumë shekuj më parë, nuk do ta kishin ëndërruar kurrë që meditimi do të kthehej në një tendencë kaq të përhapur.   

Por çfarë do të thotë ai në të vërtetë? Mësimet e vëtëdijes janë të ndryshme. Kjo është mënyra se si do të mësoni që të kaloni nga gjendja aktive në atë ku ju do të mund të vëzhgoni mendimet tuaja pa u ndikuar apo pa u rrëmbyer prej tyre, por gjithashtu edhe pa u kapur pas tyre. Qëllimi është që të mos shkojni askund tjetër, por të jeni të vërtetë dhe të plotë ashtu siç jemi tani.  

Nga terapia e dhimbjes tek metoda e përditshme

Në vitet 1970, një doktor amerikan zhvilloi një metodë të quajtur “Reduktimi i stresit bazuar në meditim” ose menaxhimi i stresit përmes meditimit, i cili bazohet tek mënyrat budiste të të menduarit. Ai themeloi një “klinikë stresi” në Massachusetts, Sh.B.A, ku kjo metodë u përdor si një masë plotësuese gjatë rehabilitimit të pacientëve me sëmundje fizike. Trajnimet e meditimit përdoren tani për parandalimin e ezaurimit mendor si edhe për të përballuar më mirë stresin e jetës së përditshme. 

Thjesht jini ata që jeni

Meditimi nuk ka të bëjë me që të jeni më të relaksuar më pas; nuk ka të bëjë me që të mos keni mendime; dhe nuk ka të bëjë me kalimin në një gjëndje bekimi. Këto mund të ndodhin, por ato nuk janë qëllimi. Këtu nuk vlerësohet asnjë gjendje dhe as nuk preferohet një gjendje përmbi një tjetër. Ju duhet thjesht të jeni të aftë që të jini atë që jeni tani pa pasur nevojë për t’u optimizuar, ndryshuar apo kryer asgjë. 

Meditime të shkurtra çdo ditë

Trajnimet e meditimit konsitojnë në një sërë ushtrishmesh të ndryshme. Ato janë një lloj meditimi i shkurtër, i përditshëm gjatë të cilave ju mund ta ndalni veten tuaj, duke lejuar përjetimin e jetës duke qenë më shumë të pranishëm. Sepse çastet e tanishme janë e vetmja gjë që ne kemi me të vërtetë, e shkuara ka kaluar dhe e ardhmja nuk ka ndodhur ende. 

Të udhëtosh nëpërmjet trupit

Një nga këto ushtrime është skanimi i trupit, i cili mund të përdoret për të fuqizuar vetëdijen e trupit: “Ky udhëtim nëpërmjet trupit, skanimi mendor (”skanimi”), ka të bëje me vet ndjesitë e trupit tonë, me vëzhgimin e mendimeve dhe perceptimin e ndjenjave tona dhe të qenit të vetëdijshëm mbi to pa i vlerësuar më tej. Fillojeni që nga këmbët tuaja dhe përfundojeni me kokën. Mos vlerësoni asgjë, thjesht regjistroni se si e ndjeni çdo zonë të trupit tuaj, të relaksuar apo me ngërce, të lehtë apo të rëndë, apo a ka aty zona të ciat ju e keni të vështirë që ti percepetoni? Ky udhëtim mund të jetë shumë i detajuar dhe i saktë, por gjithashtu edhe i shpejtë. Ju mund ta bëni atë, për shembull, gjatë një pushimi të shkurtër në zyrë.  

Arkivat