Blog

MASKAT: PËRSE DUHET T’I KUSHTONI RËNDËSI TANI

Koha e leximit: 3 minuta

Mësoni se çfarë duhet të dini për maskat dhe se si t’i vendosni me kujdes.

Vendosja e maskave në publik për frenimin e përhapjes së koronavirusit kohët e fundit ka shkaktuar mjaft debate kundërshtuese. Tani është e detyrueshme vendosja e maskës në vendet publike në Shqipëri, të paktën në supermarkete dhe në mjedise publike. Kjo masë ka krijuar disa pyetje dhe keqkuptime.

Mbron të tjerët, jo personin që e vendos

E para gjëja më e rëndësishme: Maska për mbrojtjen e hundës dhe të gojës nuk duhet ngatërruar me respiratorin. Maska nuk mbron nga infeksionet personin që e vendos atë. Qëllimi kryesor i vendosjes së maskës është parandalimi i përhapjes së pikëzave në një zonë të hapur gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes nga njerëzit në atë zonë. Edhe maskat e bëra vet në kushte shtëpie i frenojnë këto pikëza, duke ofruar kështu një farë mbrojtje për palët e treta.

Maskat e fytyrës përkundrejt respiratorëve

Në ndryshim nga maska, një respirator mbron personin që e vendos atë. Respiratori mbyll plotësisht hundën dhe gojën dhe mbron, për shembull, edhe personelin mjekësor nga patologjitë. Masakt FFP2 kanë një shkallë mbrojtjeje prej 94% për personin që e vendos, ndërsa maskat FFP3 ofrojnë 99% mbrojtje nëse përdoren me saktësi dhe në kombinim me pajisje të tjera mbrojtjeje.

Maska nuk zëvendëson rregullat e sjelljes

Nëse vendosni një maskë të thjeshtë, duhet të tregoni kujdes lidhur me sigurinë tuaj dhe atë të njerëzve të tjerë. Mbajtja e maskës nuk zëvendëson distancën nga njerëzit e tjerë apo kujdesin ndaj higjienës së duarve. Për më tepër, distanca e rekomanduar dhe e rregullt me të paktën me një, apo edhe dy metra dhe larja e plotë e duarve janë masat më të rëndësishme për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët kundër infeksionit.

Çfarë duhet të konsideroni gjatë venmdosjes së maskës:

  • Lani duart për të paktën 20 sekonda përpara vendosjes së maskës;
  • Shmangni prekjen e fytyrës dhe të maskës kur e keni në fytyrë;
  • Lani duart sërish për të paktën 20 sekonda përpara heqjes së maskës.

Pasi ta keni mbajtur maskën për tre apo katër orë apo kur maska është me lagështirë, ajo duhet zëvendësuar me një mbrojtje të re. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta hidhni menjëherë maskën në plehra pas përdorimit. Nën disa kushte specifike, maska mund të ripërdoret pasi ta keni larë dhe tharë në shtëpi për të paktën me 60 gradë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë