Blog

MAKINAT E PERSONALIZUARA: NJË AUTOMJET, TË GJITHA PËR JU

Koha e leximit: 3 minuta

Të lodhur nga mishmashi i kaosit në rrugë? Teknologjia premton një zgjidhje. Ndoshta makina juaj e rradhës do të dalë nga një printer 3D tërësisht e personalizuara sipas kërkesave tuaja.

Stili juaj ekstravagant i veshjes formëson katalogët e modës, stili juaj i pazakontë i flokëve është një britmë “individualiteti” dhe kafshëzat tuaja kaq ekzotike që irritojnë biologët ju ndjekin hap pas hapi gjatë gjithë rrugës? Mos u shqetësoni. Personalizimi i automjeteti ka qenë i shtrenjtë dhe i vështirë, por tani po bëhet më e lehtë dhe më e thjeshtë fal teknologjisë së re. Shumë shpejt makina juaj do të jetë një reflektim i vet karakterit tuaj.

Printimi 3D: nuk kërkon më asnjë magji

Ai është bërë tërësisht i mundur nga printimi 3D. Kjo teknologji nuk është më diçka e re dhe tashmë është duke u përdorur nga shumë industri të tjera. Disa fanatikë madje kanë një printer të vogël 3D në garazhdet e tyre. Printimi 3D ka disa avantazhe përmbi prodhimin klasik. Ai është i shpejtë, zakonisht jo shumë i shtrenjtë dhe fleksibël.

Është mirë të dini se…

Me një printer 3D, materiali aplikohet shtresë pas shtrese deri sa të jetë krijuar një objekt tredimensional. Ka katër procedura të ndryshme që dallojnë në detaje.

Makina nga printimi 3D

Kur ju mendoni për industrinë e makinave dhe për printimin 3D, po flasim për makina të plota që dalin të gatshme nga një printer 3D dhe për këtë ka shembuj: ‘Strati’ është makina e parë elektrike në vitin 2014 që u bazua më së shumti për ndërtimin e saj nga pjesë të printuara në 3D. Makina u printua vetëm për 44 orë.

Është mirë të dini se…

‘Strati’ përbëhet nga 50 pjesë individuale, ndërsa një makinë tradicionale prej rreth 30,000 pjesësh.

Pjesë këmbimi sipas kërkesës

Çfarë ka të bëjë kjo me personalizimin e makinës së ëndrrave? E thjeshtë: Kursimin e kostove dhe fleksibilitetin e një printeri 3D, ju thjesht duhet të përshtasni planin e programit tuaj të kompjuterit që do t’ju lejojë për të prodhuar komponentë shumë specifik.

A e doni derën e shoferit me ngjyrë të purpurt që të duket si krahu i një mjelme? Pa problem! Prodhuesi britanik i makinave ‘Mini’ ofron saktësisht këtë lloj personalizimi nëpërmjet kompanisë së tyre partnere ‘Twikit’, disi të thjeshtë nga kompjuteri ose smartfoni. Dhe mos u shqetësoni, ne nuk do t’ju gjykojmë për shijet tuaja.

Në thelb, nuk ka asnjë arsye përse ju të mos printoni dhe instaloni komponentë e makinës suaj të ëndrrave vet, në vend që t’a lini atë në dorë prodhueve ose shitësve të makinave. Sigurisht, kjo nëse ju jeni mjaftueshëm të njohur me printerat 3D dhe mekanikën e automjeteve.

Është mirë të dini se…

Printimi 3D mundëson komponentë tërësisht të rinj të cilët në raste të tjera do të ishin shumë të shtrenjtë. Për shembull, Bugatti printoi një seksion të frenave të përbërë nga një cilësi e lartë titani në vitin 2018.

Të jetësosh një makinë klasike

A do t’ju pëlqente një makinë ‘retro’? Printimi 3D gjithashtu ju ndihmon edhe këtu. Sepse pjesët rezervë për makinat klasike shpesh janë të vështira për t’u gjetur ose të shtrenjta për t’u prodhuar.

Është mirë të dini se…

Kosto e një produkti bie shumë nëse shumë pjesë të tijë janë tashmë të gatshme. Ky quhet efekti shkallë. Pjesët rezervë për makinat klasike nuk mund t’a përdorin këtë, dhe kjo është arsyeja përse ato janë thuajse gjithmonë më të shtrenjta.

Duke ulur në mënyrë të konsiderueshme koston e kërkesave speciale nëpërmjet printimit në 3D, shumë shpejt ju do të jeni në gjendje që të shikoni përpara jush sërish makinën e gjyshit tuaj.

Diçka e tillë është treguar nga inxhinierët australianë kur ata risollën në jetë një makinë të vjetër 103 vjeçare duke përdorur një printer 3D, si edhe teknologjinë më të fundit të skanimit: një ‘Grand Prix’ Delegate Tipi-S i vitit 1914 mototri i të cilit nuk punonte më.

Dhe përse të mos krijojmë një hibrid të së djeshmes dhe të së nesërmes? Volkswagen i dha minibusit të tij (“Bulli”) të vitit 1962 një motor të fuqishëm elektrik, timon alumini dhe elementë të tjerë modern nga printimi 3D.

Megjithatë, ne nuk mund t’ju bëjmë një premtim 100% nëse ju do ta sillni sërish në rrugë makinën e gjyshit tuaj😊

Arkivat