Për dhimbjet e vogla dhe të mëdha të të vegjëlve tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit është që të kenë artikujt bazë, më të nevojshëm në shtëpi. Sepse vetëm një leukoplast ngushëllimi nuk mjafton gjithmonë.
Zakonisht në një kënd mjekësor do të gjeni një termometër klinik, leukoplastë të madhësive të ndryshme, ndoshta dizifektantë, doreza njëpërdorimshe dhe ilaçe të ndryshme kundër dhimbjeve dhe për përballimin e sëmundjeve në familje, repertori i këndit tuaj mjekësor do të zgjerohet me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse ju keni fëmijë të vegjël në shtëpi, është mirë që të keni disa gjëra bazike në shtëpi për çdo rast.
Ndihma e parë: Çajrat bimor
Për shumë sëmundje, çajrat bimorë mund të jenë mjaft lehtësues në vetvete. Çajrat klasik janë kopri, qimnoni, ose çaji i glikanxhos për enjtjet; sherebela mund të eliminojë simptomat e një infeksioni gripi dhe kamomili ndihmon kundër dhimbjeve të stomakut. Thënë shkurt: me çaj dhe me dashuri nuk do t’ju dalë asnjëherë keq.
Megjithatë, për sëmundje më specifike, nevojitet pak më shumë. Më poshtë do të gjeni se çfarë mund dhe/ose duhet të përmbajë një kënd mjekësor bazë në shtëpi, i cili, përveç artikujve klasikë të mjekësisë klasike, përmban gjithashtu edhe opsione plotësuese ndihmuese mjekësore.
Për traktin gastrointestinal:
- Kombinim lëngu molle me kamomil lufton në mënyrë akute shkaqet dhe simptomat e diarresë. Në rast të kombinimit të diarresë me ethet ose me humbje të shumta të lëngjeve, këshillohuni gjithmonë me një doktor!
- Bakteret probiotike për të forcuar florën e zorrëve në rast diarreje të lehtë dhe akute, por gjithashtu edhe pas terapisë me antibiotikë.
- Preparat special me pika përmban përbërës aktiv të sanëzës së verdhë, të lule radhiqes dhe arrave të zeza. Kjo është ndihma e parë për të vjellat.
- Një shishe me ujë të ngrohtë (ose jastëk të mbushur me farat e qershive).
Për ftohje/infeskionet e gripit:
KUJDES: Nëse keni temperaturë të lartë, këshillohuni gjithmonë me një doktor dhe sigurohuni që të pini mjaftueshëm lëngje!
- ‘Spray’ për hundën me kripë deti: nuk lejon formimin e koreve, pastron hundën dhe tashmë mund të përdoret edhe tek fëmijët më të vegjël.
- Balsam për gjoksin: me vajëra të tillë si hala pishash, borzilok dhe eukalipt. Këto do t’ju ndihmojnë që të merrni frymë thellë. Nëse keni të ftohtë ose kollë, fërkoni gjoksin dhe kurrizin tuaj. Ju lutem bëni kujdes: jo çdo lloj eukalipti mund të përdoret me fëmijët më të vegjël. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të këshilloheni me një doktor ose të pyesni farmacitin tuaj.
- Medikamente plotësuese për të ftohurën: Preparate të veçanat me pika për shenjat e para të të ftohurës. Ferrum phosphoricum ndihmon për temperatura deri në 38.5 gradë, ndërsa potassium phosphoricum, ndihmon për temperatura më të lartë sesa 38.5 gradë.
Në rast lëndimesh të lehta:
- Çdo njeri duhet të ketë xhel për plagët dhe djegiet në shtëpi; të përsosura në rast emergjencash të tilla si plagë, djegie, apo djegie nga dielli dhe pickimi nga insektet. Ato kanë një efekt analgjezik dhe antialergjik, si edhe freskojnë dhe largojnë kruajtjen.
- Xhel për dhimbjet ose traumat nuk duhet të mungojnë në shtëpi gjithashtu. Ndihmojnë me të gjitha llojet e palgëve të hapura të tilla si ndrydhje, shtrembërime, me blanat dhe të nxirat.
- Kompresa të ftohta.
Tjetër
- Pika për sytë ndihmojnë të velgjit dhe të mëdhenjtë, zbusin sytë e irrituar dhe të skuqur. Largojnë infeksionin e syve.
- Një preparat fizik efektiv për të luftuar morrat e kokës dhe krërin e duhur për këtë qëllim.
Ndihma e SIGAL UNIQA në çdo rast me shërbimin tonë më të ri “TELEFONO NJË MJEK”:
Ne si SIGAL UNIQA jemi në procesin e integrimit të shërbimeve të teleshëndetësisë dhe telemjekësisë në operacionet tona në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vitit 2020, ne po ofrojmë për klientët tanë shërbimin e këshillimit me telefon apo me video përmes shërbimit dhe aplikacionit më të fundit – Telefono një mjek – ku pacientët mund të zgjedhin të lidhen dhe këshillohen për nevojat e tyre shëndetësore me doktorë apo specialistë të çertifikuar 24/7. Përveç diagnozës fillestare, doktorët mund të ofrojnë rekomandime mbi medikamentet që pacientët e tre mund të kenë nevojë dhe/ose t’i referojnë ata tek specialistët nëse kërkohet diçka e tillë.
Për të mësuar më shumë klikoni në:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave