Blog

DOLCE FAR NIENTE – Ishuj qetësie në jetën tuaj të përditshme

Përse mërzia është diçka e mirë dhe përse duhet të përfshijmë më shumë ‘mos bëj asgjë’ në jetën tonë të përditshme.

Kur ka qenë hera e fundit kur nuk keni bërë asgjë? Ju mund të mos jeni në gjendje që t’ju vijë në mendje diçka menjëherë, ose noshta do t’ju duhet që më parë të mendoni rreth çfarë do të thotë të mos bësh asgjë. Të relaksohesh, të bësh ‘chat’, apo thjesht të rrish në divanin tënd? Ndoshta ju vjen në mendje “Dolce far niente”, plogështia e ëmbël për të cilën thuhet që italianët e bëjnë kaq mirë dhe për të cilën madje ne ndoshta edhe i kemi pak zili…

Për ne, “të mos bësh asgjë” nuk është edhe aq mirë e shkruar, duke qenë se, kjo është diçka e pazakontë, që do të thotë, një kohë e padobishme. Diçka e tillë bie në kundërshtim me botën tonë të vogël kaq të ngarkuar, dhe që është e orientuar nga performanca. Të mos bësh asgjë gëzon gjithashtu edhe një reputacion të keq, sepse të mos bësh asgjë është e mërzitshme.

Mërzia është e shëndetshme

Asgjëja dhe të mos bësh asgjë janë të vështira për t’u kuptuar, ne nuk mund t’i kontrollojmë ato dhe deri më tani nuk ka qenë e mundur matja apo kontrolli i tyre me ndonjë aplikacion.

Mërzia është madje e shëndetshme. Të jesh i thjeshtë, pa pasur nevojë që të bësh diçka është e rëndësishme në mënyrë që ne të mund të rigjejmë sërish ritmin e jetës tonë. Mërzia krijon hapësirë për krijmtari. Vetëm kur ne jemi paksa në qetësi ka hapësirë për të bërë diçka të re. Nëse ka hapësirë për pyetje, atëherë do të jeni kurioz dhe kështu nuk do të ndjeni mërzi. Të pakën kjo është ajo që na thonë ekspertët.

Qetësia e shpirtit

Niçe e ka përshkruar këtë lloj mërzie si “ajo qetësia e këndshme e shpirtit që i paraprin udhëtimit të lumtur dhe erërave argëtuese.” Si motër e madhe e mërzisë, hyn në lojë koha e lirë. Pa kohë të lirë, nuk do të kishte art, sepse për të shumëcituarën “puthje të muzës”, artistët të paktën kanë nevojë për kohë të lirë.

Por këto orë asgjëje nuk janë të rëndësishme vetëm për artistët. Të marrësh veten nga jeta e përditshme tejet e ngarkuar është thelbësore për të gjithë ne. Vetëdija jonë ekziston në gjendje të ndryshme të të qenit.

  • Jeta e përditshme: gjendja e vetëdijes së jetës së përditshme tek njerëzit e rritur, e ashtuquajtura gjendja beta, është ndërmjet 13 dhe 21 herc. Logjika jonë, të menduarit analitik mund të gjendet këtu.
  • Gjendja e alarmit. Ndërmjet 21 deri në 38 herc është gatishmëria e alarmit të përhershëm. Ndonjëherë madje ne jemi edhe në 100 herc. Nuk thonë më kot: ‘në fillim eja me këmbë në tokë’.
  • Relaksimi: Gama alfa 8–13 herc korrespondon me gjendjen e relaksimit të dritës. Njerëzit e përjetojnë dhe e përshkruajnë këtë gjendje të vetëdijes së tyre në mënyra të ndryshme. Megjithatë, një pikë është gjithmonë e njejta: mendja është e lirë dhe shumë e qetësuar.

Me një mendje të pastër këtu dhe tani

Ne e arrijmë gjendjen alfa kur jemi të relaksuar: shkurtimisht përpara rënies në gjumë, menjëherë pas ngritjes, gjatë ëndrrave me sy hapur, duke dëgjuar muzikë të relaksuar, ose duke lëvizur në natyrë. Këtu trupi punon më shumë si një i tërë dhe i rrjetëzuar, funskionet e trurit të vetëdijshëm dhe atij të pavetëdijshëm janë të lidhura. Në këtë gjendje ju arrini të perceptoni çdo gjë, jeni të fokusuar dhe plotësisht të relaksuar në të njëjtën kohë.

Në këtë gjendje, shumë gjëra janë më të lehta dhe kërkojnë më pak përpjekje, ju thjesht ndqini rrjedhën e gjërave. Ka shumë mënyra për të arritur në këtë gjendje, këtu dhe tani. Vetëm ose me anë të udhëzimeve, në natyrë ose me pak muzikë të mirë. Secili prej nesh ka rrugën e tij. Thjesht të mos bësh asgjë, të heqësh dorë, të ndjeni se ka ishuj të vegjël qetësie në jetën tuaj të përditshme. Të jetosh në mënyrë të vetëdijshme dhe perceptimi mund të trajnohen nëpërmjet disa ushtrimeve të thjeshta të frymëmarrjes, mjafton që të perceptoni vet trupin tuaj për disa çaste.

T’i dhurosh shpritit hapësirë është e shëndetshme për të rinjtë dhe për të moshuarit. Në gjendjen e “mërzitshme” alfa, ne rigjenerohemi dhe rifitojmë forcën tonë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë