Fizioterapistët ndihmojnë njerëzit e dëmtuar nga aksidentet, të sëmurët apo njerëzit me paaftësi nëpërmjet lëvizjeve dhe ushtrimeve fizike, terapisë manuale, edukimit dhe këshillimit.
Fizioterapistët kujdesen për shëndetin e të gjitha moshave, duke ndihmuar pacientët në menaxhimin e dhimbjes dhe parandalimin e sëmundjeve.
Ky profesion ndihmon në inkurajimin e zhvillimit dhe lehtësimin e rikuperimit fizik, duke i aftësuar pacientët e tyre që të jenë të aftë për të punuar, ndërkohë që i ndihmojnë ata që të mbeten të pavaruar për sa më gjatë që të jetë e mundur.
Çfarë bëjnë fizioterapistët?
Fizioterapia është një profesion i bazuar tek shkenca dhe përdor përqasjen e kujdesit të plotë shëndetësor dhe të mirëqenies, e cila përfshin stilin e përgjithshëm të jetës së pacientit.
Në zemër të fizoterapisë është përfshirja e pacientëve në vet kujdesin e tyre, nëpërmjet edukimit, ndërgjegjësimit, fuqizimit dhe pjesëmarrjes në trajtimin e tyre.
Ju mund të përfitoni nga fizioterapia në çdo kohë të jetës suaj. Fizioterapia ndihmon me dhimbjen e shpinës ose me dëmtimet e papritura, duke menaxhuar kushtet mjekësore afatgjata të tilla si astmë dhe në përgatitjen për të lindur fëmijën apo për një event të caktuar sportiv.
Përse fizioterapi?
Fizioterapistët përdorin dijet dhe aftësitë e tyre për të përmirësuar një gamë kushtesh mjekësore të lidhura me sisteme të ndryshme të trupit, të tilla si:
- Neurologjike (goditje, skleroza të shumëfishta, Parkinson);
- Neuromuskuloskeletike (dhimbje shpine, çrregullim i shoqëruar me dëmtimin e zverkut, dëmtimet sportive, artrit);
- Kardiovaskulare (sëmundjet kronike të zemrës, rehabilitimi pas infarktit në zemër);
- Sëmundjet e frymëmarrjes (astmë, sëmundjet pulmonare bllokuese kronike, fibrozën cistike);
- Fizioterapistët punojnë në një varietet specialitetesh të kujdesit shëndetësor dhe atij social);
- Për më tepër, disa fizioterapistë janë të përfshirë në aktivitetet edukuese, kërkimore, dhe në menaxhimin e shërbimeve.