A është i pashmangshëm revolucioni i aviacionit?
Deri tani avionët elektrik kanë ekzistuar vetëm nëpër vizatime në letër. Por prodhuesit e avionëve, linjat ajrore dhe një numër i pazakontë ‘start-up-esh’ në këtë industri, e kanë rimarrë në diskutim këtë temë, gjithashtu edhe nën qëllimin pë t’i bërë fluturimet më miqësore ndaj klimës sërish
Avionët nuk janë një punë edhe aq e lehtë këto ditë. Me rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndryshimet klimaterike në shumë pjesë të botës, po kështu po ndodh edhe me pakënaqësinë ndaj emisioneve të larta të CO2 nga fluturimet me avion. Por shumë njerëzve u duket e vështirë shmanagia e udhëtimit me avion. Në përgjithësi, në varësi të studimeve të kryera, fluturimet përbëjnë rreth 2% deri në 5% të emisioneve globale të CO2. Edhe pse kjo mund të mos ju tingëllojë si shumë e lartë, shpejtësia e rritjes së shpejtë të ekonomisë së Kinës, Indisë dhe të vendeve të tjera të cilat më parë i kanë takuar botës në zhvillim, ka të ngjarë që shumë shpejt të çojnë në rritjen e vlerës së këtyre emisioneve të CO2.
Avionët elektrik si një zgjidhje klimaterike
A ka ndonjë mënyrë për t’a mbrojtur klimën pa hequr dorë nga efektet e mira sociale dhe ekonomike nga fluturimi me avion? Industria e aviacionit ka disa ide mbi këtë çështje. E para, mund të përmirësohet efiçienca e karburantit të avionëve, ku tashmë janë shënuar disa përmirësime serioze në vitet e fundit. E dyta, ka karburante të reja, si vajëguri bio, i cili pritet të kapë 6% të tregut deri në vitin 2020, por që ende konsiderohet shumë i shtrenjtë për përdorim të gjerë. Dhe pastaj, kemi edhe një alternativë të tretë, e cila mund të thuhet me plotë gojën si më ‘ekzotikja’: avionët elektrikë.
Liza në botën e çudirave elektrike
Elektrifikimi i aviacionit nuk është tërësisht një ide e re. Teknologjia është eksperimentuar që nga viti 1970, por vetëm me kapërcimin e mijëvjeçarit ai ka përparuar më tej. I udhëhequr nga përmirësimi i teknologjisë së baterive dhe të nevojës së konsumatorëve për të udhëtuar në një mënyrë më miqësore ndaj klimës, kompani të shumta kanë zbuluar fusha të reja eksplorimi për vetn e tyre.
‘Start-up-i’ amerikan, ‘Ampire’ lançoi avionin më të madh elektrik të të gjitha kohërave në qershor të vitit 2019. Avioni nxë 9 pasagjerë dhe mund të përshkojë një distancë prej 160 kilometrash. Rreth së njëjtës kohë, ‘Israeli Eviation’ prezantoi ‘Lizën’ e saj për Shfaqjen Ajrore të Parisit. Avioni fluturon për rreth 1,000 kilometra me një kapacitet nxënieje deri në 9 pasagjerë në bord. ‘Start-up-e’ të tjera, si puna e ‘Faradair’ ose ‘Wright Electric’ mbi avionët hapësinor me kapacitet deri në 18 pasagjerë. Gjithashtu prodhuesit kryesorë të avionëve dhe linjat ajrore aktive: Për shembull, ‘Boeing’ dhe ‘JetBlue’ janë duke punuar së bashku me ‘start-up-in’ ‘Zunum Aero’ me 12 vende e cila duhet të jetë gati për fluturim vitin tjetër.
Elektrizim i shkurtër
Një pamje e përgjithshme tregon se, interesi për teknologjinë është aty. Dhe shumë nga projektet pritet që të hidhen në treg në 6 vitet e ardhshme. Por është gjithashtu e qartë se, deri tani jemi duke folur vetëm për avionë të vegjël dhe për distanca të shkurtra. Nga ‘E-jumbos’ deri tek fluturimet transatlantike, industria është ende larg.
Dhe me të vërtetë: lëvizshmëria elektrike në ajër aktualisht është përqëndruar kryesisht tek trafiku rajonal. Kjo tregohet nga suksesi tregtar më i madh i teknologjisë deri tani: ‘Harbour Air’, një furnizues kanadez hidroplanësh, e cili kërkon elektrizimin e plotë të 40 avionëve të tij deri në vitin 2022. Dhe linja ajrore rajonale e Shteteve të Bashkuara ‘Cape Air’ ka porositur një numër “dyshifror” të “Lizave” të ‘Israeli Eviations’ në Shfaqjen Ajrore të Parisit, e cila shkaktoi vetëm një ngazëllim të vogël.
Electrike + vajguri = distancë e gjatë
Megjithatë, fluturimet mesatare dhe ato të gjata që tani janë shumë më të vështira. Për të arritur elektrifikimin e arsyeshëm të tyre aktualisht ka një mungesë të një fuqie të mjaftueshme, por në të njëjtën kohë edhe të baterive. Një zgjidhje mund të jetë ngadalësimi i revolucionit: avionët hibrid me kombinimin e pilotimit me motor elektrik konvencional. Veçanërisht në ngritje dhe në zbritje, procese të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj energjisë, për t’u përdorur më vonë. Një korporatë e përbërë nga ‘Airbus’, ‘Rolls-Royce’ dhe ‘Siemens’ janë duke zhvilluar një avion hibrid të quajtur ‘E-Fan X’ i cili pritet të jetë gati deri në vitin 2030 për fluturime me distanca mesatare.
Ambicie deri në qiell
Aviacioni është një pjesë e domosdoshme e kohës tonë. Kjo industri zhvillon 2.7 trilionë dollarë aktivitet dhe pritet që të mbajë 4.6 miliardë njerëz vetëm këtë vit. Për më tepër, industria e ka gjithashtu të qartë se ardhmja e saj duket të duket më e gjelbërttë: Shumë linja ajrore janë angazhuar ndaj rritjes natyrale të CO2 duke filluar nga viti 2020 dhe për të reduktuar përgjysëm emisionet e CO2 të nivelit të viti 2005 deri në vitin 2050. Këto janë objektiva ambicioze ndaj të cilave avionët elektrikë do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm.
KËSHTU, PYEJTA NUK ËSHTË NËSE DO TË BËHET REALITET LËVIZSHËMRIA ELEKTRIKE, POR SE KUR.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
We also recommend ...
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More