Shopping cart

close

UDHËTIME ME ANIJE EDHE MË LUKSOZE, MË AVENTUROZE DHE MË TË GJELBRA

Udhëtimet me anije të vitit 2040 do të jenë shumë më miqësore ndaj mjedisit sesa linjat e sotshme të gjigandëve të oqeaneve. Operatorët e anijeve që tani janë duke ndërtuar mjete lundrimi të furnizuara me Gaz Natyror të Shkrirë. Ky gaz është një karburant i lehtë fosilesh thuajse me zero emisione të gazrave të efetit serë dhe kjo do t’i transformojë udhëtimet me anije në një nga mënyra më të gjelbra për të udhëtuar nëpër botë.

Anija e parë e furnizuar me këtë lloj gazi, ‘Carnival’s AIDAnova’, u prezantua për herë të parë në vitin 2018 dhe një flotë e re e këtyre anijeve do të hyjnë në shërbim në dhjetë vitet e ardhshme.

Përveçse të qenit një formë më e pastër udhëtimi, ato do të ofrojnë gjithashtu ndryshime të dallueshme në llojet e produkteve të udhëtimit që do të ofrohen. Udhëtimi me anije është një sektor i kalimit/menaxhimit të udhëtimeve të kohës së lirë me rritje të shpejtë dhe operatorët e këtyre udhëtimeve kanë vërshuar për joshjen e pasagjerëve të ri të cilët kërkojnë një lloj të ndryshëm përvojash në bord.

Gama e destinacioneve që pasagjerët mund të presin për të rezervuar një udhëtim me anije është në rritje, ku aktualisht Azia po ofron një mjedis mjaft pjellor. Antarktida dhe Alaska gjithashtu duken të vendosura për të rritur famën e tyre, veçanërisht të udhëtimeve me anije të të rinjëve të mijëvjeçarit. Por kjo tendencë nuk nënkupton rënin e udhëtimeve evropiane me anije. Shumë ekspertë të udhëtimeve parashikojnë që linjat e udhëtimeve me anije të shtojnë më shumë variacione ndaj intinerareve ekzistuese, duke frymëzuar një stil të ri të ngritur në rrugët evropiane të njohura. Gjithashtu ka edhe një rritje të interesit të udhëtimeve me anije nëpër Afrikë dhe në ishuj të tillë si Madagascar-i.

Deri në vitin 2040, do të ketë gjithashtu edhe më shumë udhëtime të tematizuara me anije në përputhje me interesa të veçanta të tilla si lojërat me kompjuter, gatimi, mirëqenia, ballo vallëzimi, edukimi i të rriturve etj. Dhe, ka të ngjarë që ne të shikojmë përvoja më të marketuara për pasagjerët e udhëtimeve me anije. Kompani të tilla si ‘DreamWorks’, ‘Apple’, ‘Jamie Oliver’, ‘LEGO’ dhe ‘Starbucks’ tashmë janë duke bashkëpunuar për të siguruar operueshmërinë e tyre në linjat e këtyre anijeve për të ofruar udhëtime unike argëtimi dhe shijimi për pasagjerët e tyre.

Përvojat e tjera disponueshme për pasagjerët mbi udhëtimet me anije të vitit 2040 do të përfshijnë eskursione jashtë anijes për pasagjerët me dron, hedhje fishekzjarresh me dron në det dhe shefa robotë brenda në dhomë e shumë më shumë.

Arkivat

We also recommend ...

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More

Life

Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.

More

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.