Siguroni pa hezituar mirëqënien tuaj shëndetësore
Thjesht! Gjithmonë! Kudo!
Një risi inovatore për të qenë pranë klientëve në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor. Mundësuar nga SIGAL përmes teknologjisë më të fundit, Teleshëndet u lejon klientëve të konsultohen me mjekë të kualifikuar nga komoditeti i shtëpisë së tyre. Klientët mund të rezervojnë takime, të marrin receta dhe të ndjekin udhëzimet mjekësore në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së tyre të përgjithshme.
Zgjidhja e duhur për të gjithë!
Përfitoni mbrojtje financiare të plotë dhe qetësi mendore në rast fatkeqësie. Ky sigurim është dizajnuar për të garantuar që ju dhe familja juaj të jeni të mbrojtur nga pasojat financiare të ngjarjeve të papritura, duke siguruar një mbështetje të besueshme në kohë të vështira. Jo vetëm një mburojë kundër pasojave të mundshme financiare, por gjithashtu një investim në të ardhmen tuaj dhe të dashurve tuaj.

Pse SIGAL?
SIGAL Insurance Group është lideri rajonal i sigurimeve, me një prani të konsoliduar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Grupi përbëhet nga 8 kompani që mbulojnë fushat e Sigurimeve Jetë, Jo‑Jetë, Risigurimeve dhe Pensionit Privat, duke ofruar mbi 50 produkte të dizajnuara për të mbrojtur individët dhe bizneset në çdo hap të jetës dhe aktivitetit të tyre. Me një rrjet prej 2,400 profesionistësh dhe më shumë se 1,200 zyrash, SIGAL është gjithmonë pranë klientëve për të siguruar atë që ka më shumë vlerë: shëndetin, pasurinë dhe të ardhmen. Forca dhe besueshmëria e SIGAL mbështeten nga partneritetet me disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si Allianz, AXA, UNIQA Re, Munich Re, IF, Aeg dhe Hannover Re, të cilat garantojnë standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes financiare. Me këtë mbështetje globale, SIGAL siguron stabilitet, transparencë dhe përmbushje të plotë të çdo angazhimi ndaj klientëve të saj.
SIGAL – Jetojmë më mire së bashku.
+2,400
Punonjës dhe Agjentë
1,5
Milionë Klientë
3
Shtete