Blog

5 MINUTA MBI ’CLAIR DE LUNA’ TË DEBUSSY

Koha e leximit: < 1 minutë

Nga Daniel Barenboim

Sot dëshiroj t’ju flas për pjesën më të famshme për piano të Debussy-t dhe një nga pjesët më të famshme për piano të letërsisë muzikore ’Clair de Luna’. Ajo është kompozuar për të gjitha llojet e kombinimeve dhe është përdorur në kaq mënyra të ndryshme, por ajo mbetet një nga kryeveprat për piano. Titulli i saj ’Clair de Luna’ është mjaft evokative, kështu që, nuk do të merrem me të, sepse jam i sigurt që secili prej jush ka mënyrën e tij/saj të të parit të hënës dhe marrjes së një frymëzimi të ndryshëm prej saj. Dua t’ju tregoj se si mendoj unë se si të mësosh të dëgjosh muzikë – nëse dëshiron edhe pa qenë muzikant po të dish se çfarë të dëgjosh. Ajo fillon në një mënyrë shumë të thjeshtë (1:28). Disi e thjeshtë…tani më lejoni t’ju tregoj se me çfarë fillon kjo pjesë (2:29). Dëgjoni tani vjen tensioni. Vendoseni veshin tuaj në dorën time të majtë. Dhe pastaj vazhdon…pak më e përpunuar…dhe më vonë në këtë pjesë kemi një kordë të tensionuar (4:03). Nëse e mësoni veshin që të dëgjojë ndryshimet kur vjen e njëjta muzikë do të përfitoni shumë prej saj.

BURIMI: https://www.youtube.com/watch?v=XiWfPJLp2ko&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn

***

Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane  dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.

Arkivat