Blog, Lajme, Lajme Top

Zjarre, përmbytje, stuhi të fuqishme… Bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Çfarë kemi në dorë të bëjmë?

Ato çfarë kishin paralajmëruar shkencëtarët po bëhen realitet me të gjithë botën që ka nisur të vuajë pasojat e ndryshimeve klimatike.

Thuajse e gjithë Europa është përfshirë nga një valë e të nxehti ekstrem duke u bërë shkak për qindra vatra zjarri, ndërsa nuk kanë munguar as stuhitë e erës, shiut apo breshërit, që edhe pse sporadike kanë qenë të fuqishme dhe me pasoja për pronat e qytetarëve.

Përtej Europës, në Kanada, shirat e rrëmbyeshëm në Nova Scotia kanë lënë pas dëme në prona, automjete por fatkeqësisht edhe në jetë njerëzore.

Zyrtarët thanë se shirat më të rrëmbyeshëm që kanë goditur rajonin në 50 vite, shkaktuan edhe përmbytje që lanë pa energji elektrike me mijëra shtëpi.

Tre muaj shi ranë në vetëm 24 orë në disa prej këtyre zonave.

Stuhi ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta. Me temperaturat e oqeanit më të larta në Gjirin e Meksikës, uraganet po intensifikohen me një ritëm më të shpejtë.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Shkrirja e akullnajave çon në qytete të përmbytura

Skenari mund të jetë shumë më i keq nëse akullnajat e Antarktidës shpërbëhen me një ritëm më të shpejtë sesa presin shkencëtarët.

Niveli i deteve do të rritet me disa centimetra, duke vënë dhjetëra miliona njerëz në rrezik.

Edhe Shqipëria e kërcënuar

Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995. Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun e ekspozimit ndaj zjarreve dhe përmbytjeve, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut.

E teksa bota është futur në vorbullën e përshpeshtimit të fatkeqësive natyrore, ne çfarë duhet të bëjmë?

Edhe pse paralajmërimet nga ekspertët kanë qenë të vazhdueshme, askush prej nesh nuk e di se ku dhe kur do të ndodhë një fatkeqësi natyrore. Kjo na bën akoma më të brishtë dhe të rrezikuar përballë këtyre ngjarjeve.

Ndaj, zgjidhja më e mirë është Sigururimi i Jetës, Shëndetit, shtëpisë, apo automjetit në mënyrë që në rast fatkeqësie natyrore të mos mendojmë se ku do ti gjejmë paratë për rindërtimin e jetës sonë.

Të mos sigurohesh kushton më shumë…

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]