Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2023 kapën vlerën 22,897 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në vitin 2022.
Gjatë vitit të shkuar, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,466,080 me një rritje prej 10.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.12% dhe risigurimi 0.06 %.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.
Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 milionë lekë, ose 1.89% më shumë se në vitin 2022.