Me koston aktuale të jetesës, lënia e mjeteve ngrohëse ndezur gjatë gjithë ditës konsiderohet si luks dhe nuk është gjithmonë një opsion.
Një nga burimet më të zakonshme të humbjes së nxehtësisë në një shtëpi janë muret. Shumica e kulmeve tashmë janë të izoluara mirë, por muret më të holla dhe muret pa zgavra lejojnë hyrjen e ajrit të ftohtë dhe daljen e ajrit të nxehtë. Kjo pastaj rrit faturat tuaja të energjisë pasi kërkon më shumë energji për të ngrohur plotësisht hapësirën tuaj dhe nxehtësia nuk zgjat aq gjatë.
Ekzistojnë disa metoda për të mbajtur ajrin e ngrohtë në shtëpi për më gjatë pasi të fiket ngrohja, duke ndihmuar në reduktimin e faturave të energjisë pa sakrifikuar rehatinë.
Këto janë katër mënyra të mira për ta mbajtur shtëpinë tuaj të ngrohtë pa e rritur nxehtësinë.
- Përdorni perde termike nëpër dyert e jashtme
Perdet termale janë të rëndësishme sidomos në dimër.
Idetë e perdeve nuk janë vetëm për dritaret, dhe sugjerohet që dyert e përparme dhe të pasme të mbulohen nga një perde termike për të vepruar si një bllokues i rrymës. Studimet kanë treguar se rreth 35% e nxehtësisë ikën përmes mureve dhe boshllëqeve rreth dyerve, ndaj duhet bërë bllokimi e i kësaj zone për ruajtjen e nxehtësisë ekzistuese brenda shtëpisë.
- Mbyllni dritaret
Edhe me xham të dyfishtë, dritaret janë burim kryesor i humbjes së nxehtësisë dhe ajrit të ngohtë në shtëpi. Kur ndizet sistemi ngrohës, sigurohuni që gjithmonë të mbyllni perdet në mënyrë që të bllokoni hyrjen e ajrit të ftohtë.
- Mbani të pambuluara kanalet e ngrohjes dhe radiatorët
Asnjëherë mos i zini hapësirën e qarkullimit të ngrohtësisë mjeteve ngrohëse, si për shembull t’i mbuloni me perde apo me ndonjë mbulesë alternative për zbukuim. Kështu dhoma juaj do të ngrohet më shpejt dhe ngrohtësia do të ndihet më shpejt.
- Mbani dyert e brendshme të mbyllura
Është shumë më e lehtë për të ngrohur një hapësirë më të vogël sesa një hapësirë e madhe e hapur. Mbyllja e dyerve të brendshme ndihmon në ngrohjen e plotë të dhomave duke mbajtur ajrin e ngrohtë të përqendruar në një vend dhe duke parandaluar daljen e nxehtësisë.
Vetëm sigurohuni që t’i hapni dyert periodikisht gjatë gjithë ditës për të siguruar ajrim dhe rrjedhje të mirë ajri në të gjithë shtëpinë për të parandaluar erën e mykut dhe mykut.
Edhe pse shumë nga këto truke për ruajtjen e nxehtësisë janë krijuar për të mbajtur ajrin e nxehtë ato gjithashtu, përmirësojnë izolimin.