Blog, Lajme, Lajme Top

Vizita dhe ekzaminime FALAS Tamara, stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA Vital Truck”

Pas një sërë turesh në mbarë Shqipërinë, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, nismë e Grupit më të madh të sigurimeve “SIGAL UNIQA”, do të stacionohet më 29 dhe 30 shtator në Tamarë, në rrethin e Malësisë së Madhe, si një mundësi e artë dhe që duhet shfrytëzuar nga banorët e kësaj zone.

Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të dijë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.

 

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

– Vizitë dhe konsultë me mjekun e përgjithshëm,

– Vizitë dhe konsultë me mjek specialist pneumolog

– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,

– Matje e nivelit të sheqerit në gjak,

– Matje e oksigjenit në gjak

– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,

– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e  frekuencës së zemrës

– Echo abdominale,

-Echo e tiroideve,

-Echo gjiri

– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA, Z. Avni Ponari, Klinika Lëvizëse vjen në kuadër të motos “jetojmë më mirë së bashku”, jo vetëm produkteve më të mira të sigurimit shëndetësor por edhe përmes aktiviteteve që nxisin diçka të tillë.

Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim, SIGAL UNIQA Group Austria synon të përcjellë tek klientët dhe qytetarët në përgjithësi moton e kompanisë “jetojmë më mirë së bashku”, të cilën mundohemi ta kthejmë në realitet jo vetëm përmes produkteve më të mira të sigurimit shëndetësor pore dhe përmes aktiviteteve të tilla. Ky është edhe misioni i “Klinikës Lëvizëse”.

Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 29 dhe 30 shtator të shfrytëzojnë këtë mundësi”, shprehet Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829