Lajme

Vendi i përfshirë nga bora e shiu/ Asistenca Rrugore “AutoSOS”, mik i mirë në momente të vështira

Teksa Shqipëria është përfshirë nga dëbora e reshjet e shiut, apeli i autoriteteve drejtuar shoferëve është për kujdes të shtuar.

“Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore, por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështia në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore”, thotë në një reagim ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit”, e mbyll reagimin ministri.

Por ka edhe një mënyrë tjetër, shumë të lirë dhe efikase, për të qenë të sigurtë gjatë çdo udhëtimi me automjetin tuaj, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Po flasim për shërbimin e Asistencës Rrugore, SIGAL UNIQA AUTOSOS


PSE NA NEVOJITET KY SHËRBIM?

Mendoni të jeni duke udhëtuar me familjen apo miqtë tuaj brenda apo jashtë Shqipërisë dhe në një moment, në një vend të panjohur për ju, automjeti juaj të pësojë defekt? Situatë që askush nuk do e preferonte.

Por sot, edhe kjo situatë e ka një zgjidhje, sa të shpejtë, komode dhe mbi të gjitha shumë të lirë nga ana financiare.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është e vetmja që ofron shërbimin e asistencës rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ky shërbim ofrohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, me mbulim territorin e Shqipërisë, rajonin dhe Evropën dhe për çdo problem me automjetin tuaj, qoftë përfshirje në aksident, defekt teknik apo mbarim i karburantit ju do të asistoheni në vend në një kohë shumë të shpejtë.


SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, mundëson:

-Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

-Riparim në vend të automjetit të dëmtuar

-Shërbim Karroatreci


SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

-Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

-Riparim në vend të automjetit të dëmtuar

-Shërbim Karroatreci

-Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

-Parkim

-Akomodim në hotel

-Riatdhesim me tren / avion ose taxi


Sa kushton ky shërbim?

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.

Asistenca Rrugore “AutoSOS” ofrohet si shërbim më vete ose i kombinuar me:

1. Karton Jeshil
2. Policë Kufitare
3. Sigurimin TPL
4. KASKO

Për më shumë informacione klikoni KËTU

Ose shkruani në Whatsapp: 068 60 62 829

SIGAL UNIQA AutoSOS, më mirë udhëtoni pa shqetësime