Blog

“Ushtrimi i jogas ul rrezikun e përhapjes së kancerit”/ Studimi i fundit nxjerr në dritë fakte të reja

Ecja për 30 min në ditë apo praktikimi i jogës mund të ndihmojë në reduktimin e lodhjes te pacientët me kancer, por gjithashtu edhe në zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

Këto janë të dhënat e publikuar së fundmi nga shkenca mjekësore në botë.

Më shumë se 18 milionë njerëz preken nga kanceri çdo vit. Në të njëjtën kohë, studimet vërtetojnë se të qenurit joaktiv fizikisht nxit rrezikun e formave të ndryshme të sëmundjes.

Tre studime të ndryshme të zhvilluara nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike, i japin zë provave se aktiviteti fizik mund të ndihmojë pacientët e prekur nga kanceri drejt një përmirësimi të mundshëm. Mjekët mendojnë se këta pacientë duhet të rifillojnë të stërviten, qoftë edhe gradualisht.

Joga është një nga sportet që është cilësuar si standardi i artë i studimeve mjekësore përsa i përket ndikimit që ajo ka në uljen e inflamacionit. Inflamacioni nga ana tjetër është një forcë e fuqishme në zhvillimin e kancerit, duke ndihmuar dhe nxitur rritjen e përhapjen e kancerit në trup.

Në studim u përfshinë rreth 500 pacientë me një moshë mesatare 56 vjeç, të cilët kuroheshin nga kanceri për një periudhë nga 2 muaj deri në 5 vjet. Ata u indiciuan që të merrnin mësime joge për një muaj, në seanca që zgjasin deri në 75 minuta dy herë në javë.

Pacientët ju nënshtruan një sërë analizash mjekësore, ku nga hulumtimi i kryer u zbulua se ata që morën yoga kishin nivele dukshme më të ulëta të shënuesve pro-inflamatorë krahasuar me pacientët në grupin tjetër. Gjithashtu, rezultoi se joga ndihmon në lehtësimin e lodhjes dhe ruajtjes së cilësisë së jetës.

Pas këtyre përfundimve, institucionet shëndetësore kanë nisur lëvizjen dhe shpërndarjen e mesazhit. Mjekët çdo ditë e më shumë sugjerojnë për pacientët me kancer shmangien e qëndrimit ulur për shumë gjatë. Kryerja e punëve e lehta ose bartja e blerjeve në shtëpi mund të bëjë ndryshim.

Ky hulumtim mbështet numrin në rritje të provave që demonstrojnë përfitimet e mëdha dhe të ndryshme të ushtrimeve për shëndetin fizik dhe mendor.