Lajme

Raporti i 9-mujorit/ UNIQA në rritje të qëndrueshme financiare

Tendencë Pozitive në 9 muajt e parë të vitit, kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), duke mundësuar investime të mëdha në fushën e shëndetit

-Primet e shkruara rriten me mbi 9 për qind, 5.5 miliardë euro

-Fitimet para taksës rriten me pothuajse 22 për qind, 305 milionë euro

-Spitalet Private: 245 milionë euro investime në ndërtesa të reja

-Bordi Mbikqyrës miraton strukturë më të zvogëluar të Bordit Ekzekutiv

Grupi i Sigurimeve UNIQA AG prezanton shifra të forta financiare për nëntë muajt e parë të vitit 2023, me një rritje në prime prej 9.4 për qind, në 5.5 miliardë euro dhe një rritje të konsiderueshme në fitimet para tatimit deri në 305 milionë euro.

Andreas Brandstetter, CEO i Grupit të Sigurimeve UNIQA: “Pavarësisht kërkesave të lartë dëmshpërblim për shkak të motit të keq dhe humbjeve të mëdha, veçanërisht në periudhën e verës në Austri, kemi arritur të përmirësojmë ndjeshëm rezutatet tona. Rritja në rentabilitet, e nxitur kryesisht nga kompanitë tona në Evropën Qendrore dhe Juglindore, na mundëson të vazhdojmë të investojmë në fushën e shëndetit.

Përveç investimit prej 65 milionë euro në zgjerimin dhe modernizimin e Spitalit Privat Döbling, po investojmë edhe 180 milionë euro në ndërtimin e përbashkët të spitaleve të reja private në Confraternität dhe Goldenes Kreuz në Vjenë. Përveç fokusit të rëndësishëm në parandalimin, të cilin po e trajtojmë me markën tonë të dytë Mavie, ne po vendosim standarde të reja në mjekësi dhe kujdes në spitalet private të Grupit tonë PremiQaMed.”

 

Strukturë më e zvogëluar e Bordit Ekzekutiv nga korriku i vitit 2024

Bordi Ekzekutiv i UNIQA po zvogëlohet më tej. Siç vendosi Bordi Mbikqyrës në takimin e tij të zhvilluar më 22 nëntor, ekipi i Bordit Ekzekutiv, i cili do të mbetet i njëjtë për Grupin e Sigurimeve UNIQA AG dhe filialin e tij UNIQA Österreich Versicherungen AG, do të përbëhet në të ardhmen nga shtatë persona, dhe jo nëntë.

Mandatet e Peter Eichler dhe Erik Leyers në Bordin Ekzekutiv janë të planifikuara të përfundojnë më 30 qershor 2024. Për të optimizuar sinergjitë në departamentet e paraqitura në nivelin e Bordit Ekzekutiv, Wolf Gerlach do të marrë përsipër detyrat e Erik Leyers, ndërsa René Knapp do të marrë përsipër ato të Peter Eichler. Eichler po pensionohet, por do të vazhdojë të mbështesë kompaninë në një rol këshilltar me përvojën e tij shumëvjeçare dhe do të emërohet anëtar i Bordit Ekzekutiv të UNIQA Privatstiftung nga korriku i vitit 2024.

Bordi Mbikëqyrës ka zgjatur mandatet për anëtarët e Bordit Ekzekutiv deri më 30 qershor 2028:

-Andreas Brandstetter, CEO

-Wolf Gerlach, Të Dhëna dhe Teknologji Informacioni (Operations, Data & IT)

-Peter Humer, Klientë dhe Tregje (Customers & Markets Austria)

-Wolfgang Kindl, Klientë dhe Tregje Ndërkombëtare (Customers & Markets International)

-René Knapp, Menaxhimi i Pasurive, Sigurimet Personale, Personeli dhe Brendi (Asset Management, Personal Insurance, Personnel & Brand)

-Kurt Svoboda, Financa dhe Menaxhimi i Rrezikut (Finance & Risk Management)

Mandati për Sabine Pfeffer, e cila mori përsipër departamentin e Klientëve dhe Tregjeve Bancassurance Austria më 1 prill 2023, mbetet i pandryshuar deri më 31 dhjetor 2026.

 

Të dhënat kryesore për 9-mujor 2023

UNIQA Insurance Group përgatit të dhënat financiare në përputhje me standardet e reja IFRS 9 dhe IFRS 17, të cilat janë në fuqi që prej 1 janarit 2023. Vlerat krahasuese për vitin 2022 shpallen gjithashtu në përputhje me IFRS 9 dhe 17. Edhe pse primet e shkruara nuk janë pjesë e raportimit sipas IFRS 9 dhe 17, gjithsesi do të vijojnë të raportohen.

Primet e shkruara në UNIQA Insurance Group, duke përfshirë pjesët e kursimeve nga sigurimet e jetës të lidhura me njësi dhe me indeks, u rritën me 9.4 për qind në 5,460.3 milionë euro gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (janar – Shtator 2022: 4,991.6 milionë euro). Mbi të gjitha, sigurimet e pronës dhe sigurimi i shëndetit kanë kontribuar në këtë rritje shumë të kënaqshme.

Të ardhurat nga sigurimet sipas IFRS 17 në Grupin UNIQA u rritën në tremujorin e parë të vitit 2023 me 9.3 për qind, në 4,430.4 milionë euro (janar – shtator 2022: 4,053.0 milionë euro). Të gjitha llojet dhe segmentet e biznesit kanë kontribuar në këtë rritje, me sigurimin e pronës duke u rritur me 11.4 për qind, sigurimin e shëndetit me 6.2 për qind dhe sigurimin e jetës me 3.6 për qind. Të ardhurat nga sigurimet në Austri u rritën me 5.3 për qind dhe fituan 15 për qind në kompanitë ndërkombëtare.

Rezultati teknik i UNIQA-s arriti në 398.2 milionë euro (janar – shtator 2022: 468.1 milionë euro).

Të ardhurat neto nga investimet në nëntë muajt e parë të vitit 2023 u rritën në 440.7 milionë euro (janar- shtator 2022: 33.6 milionë euro), kryesisht nga rritja e të ardhurave të tanishme. Rezultati financiar arriti në 110.9 milionë euro (janar- shtator 2022: -68.3 milionë euro) gjatë periudhës së raportimit.

Fitimet para tatimit të Grupit UNIQA u përmirësuan ndjeshëm me 21.7 për qind në 304.9 milionë euro (janar- shtator 2022: 250.4 milionë euro). Fitimi i konsoliduar/(humbja) (pjesa e fitimit neto për periudhën e atribueshme të aksionerëve të Grupit të Sigurimeve UNIQA AG) u rrit me 2.5 për qind në 224.5 milionë euro (janar- shtator 2022: 219.1 milionë euro).

Raporti i kërkesës për kapital të aftësisë paguese (SCR) në përputhje me Solvency II– i konsideruar si një tregues për kapitalizimin – ishte në një nivel të lartë prej 244 për qind në UNIQA në datën kryesore të raportimit, 30 shtator 2023.

 

Rezultatet në Linjat e Biznesit

Sigurimi i Pronës

Primet e shkruarasigurimin e pronës u rritën me 14.4 për qind në 3,236.8 milionë euro gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023 (janar- shtator 2022: 2,830.0 milionë euro).

Raporti i kombinuar bruto në sigurimin e pronës u rrit në 92.0 për qind (janar- shtator 2022: 89.6 për qind). Kjo i atribuohet pretendimeve shumë të larta për shkak të motit të keq dhe humbjet e mëdha në Austri.

Sigurimi i Shëndetit dhe ai i Jetës

sigurimin e shëndetit, u regjistrua një rritje prej 8.2 për qind në primet e shkruara gjatë tremujorëve të parë të vitit 2023, duke arritur në 1,041.7 milionë euro (janar- shtator 2022: 962.5 milionë euro).

sigurimin e jetës, primet e shkruara (përfshirë pjesët e kursimeve nga sigurimet e jetës të lidhura me njësi dhe me indeks) pësuar rënie të lehtë në periudhën e raportimit me 1.4 për qind në 1,181.8 milionë euro (janar- shtator 2022: 1,199.1 milionë euro).

Biznesi i ri në sigurimin e shëndetit dhe atë të jetës mbeti në një nivel të kënaqshëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023. Marzhi i biznesit të ri ishte 4.3 për qind, me një vlerë të biznesit të ri prej 97.1 milionë euro.

Marzhi i shërbimeve kontraktuale (CSM) u rrit në 6,125.2 milionë euro më 30 shtator 2023 (1 janar 2023: 5,460.1 milionë euro). Ky zë në bilanc – i cili është i ri që nga IFRS 17 – paraqet fitimet e pritura nga kontratat e sigurimeve në të ardhmen.

 

Përgjithësisht

Për vitin financiar 2023, UNIQA synon të vazhdojë me përmirësimet në biznesin e tij bazë. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të pritshme makroekonomike të pasigurta, viti aktual financiar 2023 – si viti financiar 2022 para tij – do të karakterizohet nga pasiguri të konsiderueshme, ndër të tjera për shkak të tregjeve kapitale të larmishme, ndjeshmërive të larta ndaj normave të interesit në investime, pasigurisë lidhur me zhvillimin e inflacionit dhe tendencës së përgjithshme për humbje më të mëdha nga katastrofat natyrore. Këto janë arsyet pse nuk mund të sigurohet një perspektivë për zhvillimin e rezultateve në vitin financiar 2023. Shpërndarja e dividendit bazohet në fitimet e kompanisë. UNIQA vazhdon të planifikojë për një shpërndarje tërheqëse vjetore të dividendit pavarësisht mjedisit ekonomik dhe politik sfidues.

 

Paralajmërim për të Ardhmen

Ky njoftim për shtyp përmban deklarata që lidhen me zhvillimin e ardhshëm të UNIQA. Këto deklarata paraqesin vlerësime, të cilat janë arritur në bazë të të gjitha informacioneve të disponueshme për ne në këtë kohë. Nëse parashikimet në të cilat ato bazohen nuk ndodhin, rezultatet aktuale mund të ndryshojnë nga rezultatet e pritshme. Si rezultat, nuk mund të sigurohet garancia për informacionin e dhënë.