UNIQA Insurance Group, ku bën pjesë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, fuqizon pozicionin në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke blerë bizneset e AXA-s në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, një transaksion transformues për Grupin UNIQA në një linjë me strategjinë e saj.
Kjo blerje shënon arritjen e ambicieve të Grupit UNIQA për t’u kthyer në një nga pesë kompanitë më të mëdha të sigurimeve në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Një blerje e tillë do të rezultojë në diversifikimin e konsiderueshëm të të ardhurave, duke reduktuar varësinë nga Austria; fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe shtimin e produkteve të reja, duke përfshirë edhe hyrjen tek pensionet; përdorimin efektiv të kapitalit; dhe në zgjerimin e bazës së klientëve, duke ofruar mundësi rritjeje dhe shitje të kryqëzuar të produkteve.
Së bashku me portofolet e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, Grupit UNIQA i shtohen 818 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.8 milionë klientë dhe 2,102 punonjës. Pritet që kjo blerje të kapë shifrën prej 1 miliardë euro dhe që do të mbyllet brenda vitit 2020.