Lajme

Udhëtimi me fëmijë nuk është kurrë i lehtë! Ja disa truke se si të minimizoni stresin dhe problemet

Pavarësisht mënyrës së transportit apo sa larg do të udhëtoni, lëvizja me fëmijë të vegjël është gjithmonë një çështje më vete.

Por a e dini që ka mjaft këshilla se si të tregoheni prind më i organizuar gjatë kohës që ikni me pushime?

Përdorni këto ide për të udhëtuar të sigurt dhe pa stres me avion:

  1. Planifikoni çdo gjë përpara. Mendoni mirë se çfarë duhet të merrni me vete dhe kujtoni protokollin e sigurisë. Shpjegoji fëmijës në një gjuhë të thjeshtë që ta kuptojë, se ajo ç’ka e pret është pak e lodhshme, për të qenë i parapërgatitur.
  2. Planifikimi SMART. Ndihmojini fëmijët të paketojnë vetë çantat e tyre, duke iu sugjeruar se çfarë duhet të paketojnë me vete.
  3. Nëse jeni duke fluturuar me avion dhe fëmijët kanë presion ajri në vesh për shkak të lartësisë, inkurajojini ata që të pinë lëngje.
  4. Kuptoni procedurat e sigurisë. Përshtatuni me këshillat e sigurisë para fluturimit dhe sqaroni çdo pyetje të vazhdueshme që të vegjlit kanë.
  5. Përgatitini një vend të sigurt. Fëmijët që peshojnë më shumë se 40 kg mund të përdorin rripin e sigurimit të avionit. Nëse fëmija juaj peshon më pak se kaq, ju duhet të pajiseni me një ndenjëse të duhur për fëmijë.
  6. Paketoni një sërë lodrash dhe ushqimesh për të akomoduar fëmijën tuaj gjatë fluturimit.

Udhëtimi me një fëmijë të vogël me tren

  1. Ndihmojeni të ngjiteni së bashku. Është e lehtë të humbësh ekuilibrin në tren, ndaj qëndroni me të vegjëlit në çdo lëvizje të tyre nëpër vagonë.
  2. Dezinfektoni sipërfaqet. Inkurajoni fëmijët të lajnë duar sa herë që është e mundur dhe përdorni dezinfektues shpesh.

Udhëtimi me një fëmijë në makinë

  1. Përdorni një ndenjëse të përshtatshme. Matjet e sakta të lartësisë dhe peshës do të përcaktojnë madhësinë e saktë të sediljes së sigurisë për vogëlushin tuaj. Foshnjat duhet të jenë në sediljet e makinës me fytyrë nga pas, por fëmijët e moshës 2 vjeç e lart zakonisht mund të përdorin sediljet përballë.
  2. Përgatituni. Sidomos në udhëtime të gjata, fëmijët mund të mërziten lehtësisht. Përpiquni ta mbani fëmijët të aktivizuar me lojëra apo ushqime sipas nevojës.

Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar me avion, tren ose automobil, të qenit i përgatitur dhe i sigurt është çelësi për një udhëtim të mirë.