Blog

TËRMETET MË SHKATËRRUESE NË SHQIPËRI / Vendet më të goditura, dëmet e shkaktuara dhe disa shifra kyçe

  • 30 Nëntor 1967, Dibër, Librazhd: Magnituda 6.7; Thellësia 20.0; Dëmet – Si pasojë e këtij termetiu shkatërruan 177 fshatra, gjetën vdekjen 18 veta dhe 174 të tjerë u plagosën. Toka ishte çarë me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.
  • 15 Prill 1979, Mali i ZiTivar– ShkodërLezhë: Magnituda 6.9; Thellësia 10.0; Dëmet – Shumë qytete në Mal të Zi dhe në veri të Shqipërisë u dëmtuan rëndë. 136 vdiqën (101 në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri) kurse në të dy vendet, më shumë se 1000 ishin të lënduar.
  • 24 maj 2017, 8 km në veri-perëndim të Bulqizës: Magnituda 4.5; Thellësia 10.0; Dëmet – Në bashkinë Mat, 7 shtëpi dhe një qendër shëndetësore pësuan dëme në muret e tyre ndërsa 3 shkolla në komunën Bulqizëpësuan dëme të vogla.
  • 11 gusht 2018, 10 km në lindje të Burrelit: Magnituda 5.1; Thellësia 10.0; Dëmet – 67 shtëpi të dëmtuara në Qarkun Dibër.
  • 1 qershor 2019, Korçë, 13 km në jug-perëndim të Korçës: Magnituda 5.2; Thellësia 10.0; Dëmet – Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan dhe 5 persona u lënduan kur u shemb një shtëpi në Korçë.
  • 1 Shtator 2019, Durrës, 6 km në veri të Durrësit: Magnituda 5.6; Thellësia 10.0; Dëmet – Të paktën 108 njerëz u lënduan dhe më shumë se 120 ndërtesa u dëmtuan në tërmetin më të fortë të vendit në këto 30 vjetët e fundit.
  • 26 Nëntor 2019, 12 km në veri-perëndim të Mamurras: Magnituda 6.4; Thellësia 20.0; Dëmet – Si pasojë e këtij tërmeti u shembën ndërtesa, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja. Të paktën 51 njerëz humbën jetën, përfshirë një burrë i cili vdiq pasi u hodh nga një dritare, si rezultat i panikut. Qindra të tjerë konsiderohet se u lënduan apo plagosën 740+.