Lajme

“Takohemi te SIGAL”/ Godina simbol në zemër të Tiranës që vijon të mbetet një pikë referimi për qytetarët

Një ndërtesë e ndërtuar në vitin 1962, e cila i ka rezistuar viteve dhe mbetet edhe sot, pas 61 vjetësh, mbetet një nga godinat simbol të kryeqytetit.

E pozicionuar në zemër të Tiranës, sot ajo është ndërtesa ku ushtron aktivitetin kompania më e madhe e sigurimeve në vend, “SIGAL UNIQA Group Austria”, ndërsa mbetet një pikë referimi për qytetarët që jetojnë dhe vijnë në Tiranë.

Ndaj, shumëkush prej nesh e ka dëgjuar fjalinë “Takohemi te SIGALI”.

Por çfarë ka qenë para viteve ’90 ndërtesa e famshme pas “15 Katëshit”?

Qytetarët e vjetër të kryeqytetit e dinë se aty ngrihej “Hotel Peza”, ndërsa pas viteve ’90 do të kthehej në një qendër të rëndësishme biznesi, fillimisht “Veve Business Center” e më pas “SIGAL Business Center”.

 

 

 

Godina ku operon kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon

Sot, në këtë godinë ushtron aktivitetin e saj kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila operon në këtë sektor që prej shkurtit 1999.

Një kompani që nisi me vetëm 5 persona, 1 zyrë të vogël në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe një kapital prej vetëm 400 mijë dollarësh. Ndërsa sot kryeson tregun, është në avangardë me kompanitë simotra dhe numëron mbi 1,2 milion klientë, mbi 2400 punonjës e agjentë dhe mbi 1200 zyra.

 

Një ndërtesë multifunksionale

Godina e “SIGAL Business Center” nuk funksionon thjesht si një vend ku operon një kompani sigurimesh apo biznese të tjera, por si një ambjent i përbashkët takimesh, trajnimesh të shumta dhe si një qendër e cila mbart shumë histori. Ndaj dhe brenda saj, sot gjendet edhe “Muzeu i Sigurimeve”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe jo vetëm.

Muzeu mbart në ambjentet e tij materiale origjinale që tregojnë ecurinë ndër vite të industrisë së sigurimeve si dhe fotografi nga momente që kanë shenjuar këtë rrugëtim, që nis prej 22 Shkurtit 1999 kur edhe u themelua kompania e parë private e sigurimeve në Shqipëri.

Muzeu mund të vizitohet pa pagesë, nga e hëna deri të premten, nga grupe prej 5-10 personash.

 

Për të rezervuar vizitën, shkruani në: [email protected]

Ose mund ta vizitoni ONLINE në: https://sigal.com.al/rreth-nesh/muzeu-i-sigurimeve/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Boom-i i ndërtimeve

Pavarësisht “joshjeve” të kohës e interesit të lartë për të ndërtuar në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, themeluesit e SIGAL UNIQA Group Austria nuk janë tunduar duke u bërë kështu shkak për të ruajtur një prej ndërtimeve simbol e që mbart për çdo qytetar tiranas kujtime pafund…

Tirana po ndryshon ditë pas dite. Ajo po njeh transformime të herëpasherëshme, që lidhen me nevojat e zhvillimit dhe sot kryeqyteti i shqiptarëve është njësoj simotrat e tij në Europë

Por zhvillimi nuk duhet të cënojë identitetin e qytetit, dëshmitë e tij të rëndësishme historike dhe kulturore.

 

E çfarë është historia? Një jehonë e së kaluarës në të ardhmen; një pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën”, do të shprehej shkrimtari i madh francez Viktor Hygo