Lajme

Sigurimi për Sportistët/ SIGAL UNIQA partneri besnik i FSHF. Ndërtoni një karrierë të suksesshme

Federata Shqiptare e Futbollit dhe SIGAL UNIQA Group Austria zhvilluan një takim informues në “Shtëpinë e Futbollit” me përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore në prag të fillmit të sezonit të ri futbollistik 2024/2025, që do të ngrejë siparin të dielën më 18 gusht.

Fokusi i diskutimeve ishte përditësimi i politikave të sigurimit të lojtarëve të Kategorisë Superiore dhe protokollet që ndiqen në rastet e dëmtimeve të lojtarëve.

SIGAL UNIQA Group Austria prezantoi disa paketa të sigurimit për klubet, që përfshijnë lojtarët e akademive, të cilët mund të aktivizohen edhe me ekipin e parë dhe mund të përfitojnë nga rimbursimi në rast dëmtimi.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe SIGAL UNIQA Group Austria kanë një bashkëpunim të suksesshëm që prej vitit 2016-të. SIGAL UNIQA Group Austria është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe.

 

 

 

 

 

Por çfarë mbulon “SIGURIMI I SPORTISTËVE” nga SIGAL UNIQA?

Si sportistë profesionistë, por edhe nëse jeni sportistë amator, ju do të keni nevojë për sigurimin nga dëmtimet apo aksidentet që mund të ndodhin.

PAKETA E “SIGURIMIT PËR SPORTISTËT” NGA SIGAL UNIQA OFRON MBULIM PËR:

  • Humbje jete në rast aksidenti sportiv
  • Paaftësi e përkohshme në rast aksidenti sportiv
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti sportiv

Përfitimet:

  • Garanci financiare për sportistin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Vlerë për punëdhënësin që siguron sportistët
  • Garanci për ekipin që detyrimet që mund ti lindin i paguan siguruesi

Kujt mund ti ofrohet?

  • Të gjitha Federatave
  • Të gjitha ekipeve sportive
  • Sportistëve në sporte individuale

Sa kushton?

Dhe nuk kanë qenë të paktë sportistët që kanë përfituar nga ky sigurim.

Një prej tyre është edhe basketbollistja e Flamurtarit, Serena Brahimaj.

“Për këdo që merret me sport rreziku për dëmtime është shumë i lartë. Ndaj sigurimi është shumë i rëndësishëm. Këtë e vërteton edhe eksperienca ime personale.

Pas një dëmtimi që pësova në këmbë mu desh ti drejtohesha një prej spitaleve private në vend dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe sot jam sërish në fushën e lojës”.

SIGAL UNIQA, gjithmonë në mbështetje të Sportit 

Sporti ka një rëndësi të veçantë për një shoqëri. Jo vetëm në aspektin fizik dhe mendor por edhe përfaqësimit në kompeticione ndërkombëtare si ambsadorja më e mirë e vendit.

Për këtë SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrah sportit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe klubit më të famshëm të basketbollit në Kosovë, SIGAL Prishtina. Por pa anashkaluar edhe investime të tjera.

Nuk duhet të ndaleni. Nëse hasni në një pengesë, SIGAL UNIQA Group Austria është pranë jush në çastet tuaja më të vështira. Për këtë arsye, ju ftojmë të blini Sigurimi nga Aksidentet për Sportistët në mënyrë që karriera juaj të mos mbetet në duart e fatit.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Federatat, Klubet Sportive dhe Sportistët në Grupe apo individë mund të kontaktojnë për të marrë një ofertë në:

Web: Sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829