Lajme

Sporti në fokusin e SIGAL UNIQA

Sporti është një komponent i pandarë i jetës tonë të përditshme për vlerat që ai ka për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Tashmë prej disa vitesh, SIGAL UNIQA është sponsor i skuadrave të ndryshme të basketbollit dhe të Federatës Shqiptare të Basketbollit, si edhe ka mbështetur disa skuadra basketbolli si ajo e ‘SIGAL Prishtina’, ‘Valbona’, ‘Vllaznia’, dhe skuadrën e basketbollit për femra ‘Flamurtari’. SIGAL UNIQA është gjithashtu sponsor i skuadrës kombëtare të futbollit dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. SIGAL UNIQA mbështet dhe vijon të mbështesë edhe lloje të tjera sporti si: volejboll + Skuadrën “Ekipi SIGAL Volejboll”, alpinizëm, tenis, aeronautikë,  sportet ujore, garat me makina, atletikë, ekspeditën shqiptare në malin Everest, ekspeditën kosovare në malin Kaçkalar, Turqi.

Në vijim të aktiviteteve mbështetëse ndaj basketbollit dhe aktivitetetve të herë pas hershme për identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja në këtë sport, nën kujdesin e veçantë të Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit, u organizua në Tiranë Kampionati “StreetBasket 3X3” me pjesëmarrjen e gjerë të shumë të rinjve të apasionuar pas basketbollit.

Në këtë kampionat morën pjesë 6 ekipe apo 24 lojtarë nga ekipet “Galaktikët”, “Krash”, “X-Force”, “AstroTeam”, “Real Tirana”, dhe “2Cool4you” e cila përveç të rinjve basketbollistë dhe të miqve të tyre u shijua edhe nga qytetarët e Tiranës të cilët iu gëzuan emocioneve të ndeshjeve që ky sport fal. Në ndeshjet finale të organizuara ndërmjet datave 14-15 shtator 2019 u kualifikuan ekipet “Krash” dhe “Galaktikët” ku fitues u shpall ekipi “Galaltikët”.  “StreetBall Albania” tashmë është kthyer në traditë.