Lajme

‘Spitali vjen tek ju’/ SIGAL UNIQA i mundëson mbi 500 punonjësve të kompanisë në Tiranë kryerjen e Check Up-it në ambjentet e punës

Nëse një punonjës, që ju si punëdhënës e paguani mirë, e vlerësoni dhe i keni ofruar rritje profesionale, por pavarësisht kësaj një ditë ai ose ajo vjen tu paraqesë dorëheqjen, sepse preferon të jetojë jashtë vendit, cili do të ishte reagimi juaj? A e pyesni veten pse ndodh kjo gjë? A e keni menduar ndonjëherë se, një individ me të tilla mundësi, sërish nuk arrin të gjejë siguri në Shqipëri, përfshirë edhe atë shëndetësore?

Me rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor, aksesi në shërbime shëndetësore bëhet i vështirë, e si rrjedhim punonjësit nuk vizitohen as kryejnë ekzaminime e si rrjedhim zbulojnë vonë sëmundjet dhe fuqia puntore bie. Dhe këtu, përveç shtetit, i cili duhet të luajë rolin e rregullatorit, një rol të rëndësishëm kanë edhe punëdhënësit.

Dhe reagimi i tyre për kujdesin që i ofrojnë punonjësve ka filluar tashmë.

Duke nisur që dita e djeshme e në vazhdim, mbi 500 punonjësit e një kompanie private në Shqipëri po kryejnë analizat e mësipërme si pjesë të Check Up-in vjetor në vendin e tyre të punës, pa patur nevojë të paraqiten në një spital apo klinikë private.

SIGAL UNIQA mundësoi që në ambjentet e kompanisë të shkonte një staf profesionistësh nga një spital privat në Tiranë për të kryer çdo analizë dhe ekzaminim të nevojshëm që kërkon një Check Up.

Paketa 1:

  • Kontroll për aneminë
  • Ferritinë
  • Gjak Komplet

Paketa 2: Kontroll për tiroidën

  • TSh
  • Ca i jonuzuar

Paketa 3:

  • Kontroll për zemrën
  • Lipidogramë

Paketa 4

  • Diabet
  • Gjak komplet
  • Glicemi

Ky përfitim ishte pjesë e paketës së sigurimit shëndetësor privat që kjo kompani ofron prej vitesh per punonjësit e saj në formë bonusi.

Garantimi i shëndetit të punonjëve është thelbësor për disa arsye:

Përfitimet për punonjësin

Në shumë raste, punonjësit zgjedhin të mos tregojnë kujdes parandalues ndaj problemeve të mundshme shëndetësore për shkak të radhëve të gjata, burokracive, apo për mungesë kushtesh në spitalet publike.

Polica e sigurimit privat të shëndetit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, aq më shumë që përfshin kontrollin vjetor dhe shërbime të tjera.

Kjo paketë u mundëson atyre trajtim preferencial në klinikat dhe spitalet më të mira, duke i bërë ata të ndihen edhe më të vlerësuar.

Përfitimet për punëdhënësin

Çdo biznes ka nevojë për profesionistë të kualifikuar që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompaninë.

Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, pa dyshim është një nga arsyet më të rëndësishme për qëndrimin afatgjatë.

Diçka e tillë garanton edhe investimin tuaj.

Por mos harrojmë që shëndeti i mirë i punonjësve rrit performancën e kompanisë dhe ju bën punëdhënës të besueshëm.

Ndaj, nëse ende punonjësit e biznesit tuaj nuk e kanë ende një sigurim shëndeti, shkruani tani për të marrë një ofertë:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

Specialistët e SIGAL UNIQA do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë në çdo moment.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku