Lajme

Sot 5 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit! Çfarë mësimesh nxorrëm? Kompania e sigurimeve që pagoi më shumë dëme

Disa sekonda por që janë regjistruar tashmë në historinë e vendit dhe në mendjen e çdo shqiptari.

Sot shënohet 5-vjetori i tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave dhe bizneseve duke lënë pa strehë qindra familje shqiptare dhe dëmtuar jashtëzakonisht ekonominë.

Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit goditi vendin tonë.

Lëkundjet e tokës, të cilat u ndjenë në disa qytete, shkatërruan shtëpi, pallate, shkolla, ndërsa për orë të tëra ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin për të mbijetuarit të ngecur në rrënoja.

11 bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë në vend, Tirana dhe Durrësi.

Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.

Tërmeti preku 202 mijë persona. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se 40 vjet.

Rindërtimi vazhdon

5 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, rindërtimi është ende larg përmbylljes. Pas dhjetëra afatesh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur në dispozicion të procesit 5 miliardë lekë të tjera.

Kjo shumë tejkalon përllogaritjet edhe Qeverisë së Shqipërisë për “rreth 1 miliardë euro nevoja”.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit, nga buxheti i shtetit kanë dalë 7.2 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Kjo shumë është sa 78% e buxhetit total të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit rreth 104.5 miliardë lekë totalin e fondeve dedikuar “rindërtimit”.

A nxorrëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit?

Përveç cilësisë së ndërtimeve, që sipas inxhinierëve le ende për të dëshiruar, një tjetër hallkë e dobët e Shqipërisë është edhe Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore që vijon të mbetet në shifra shumë të vogla.

Sipas AMF, për 9 mujorin 2024, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.4% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023.

Sigurimi i Pronës ka shënuar rritje vetëm me 3.43% në vëllim primesh dhe më pak, vetëm 2%, në numër kontratash.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë ose më pak se rreth 20 euro për familje. Pa harruar këtu që në pjesën dërrmuese, kontratat janë të lidhura me detyrimin e vendosur nga bankat për sigurimin e pronave të lëna si kolateral dhe me sigurimet në segmentin e biznesit.

Pse kjo situatë në Shqipëri?

Drejtuesit e kompanive të sigurimit mendojnë se në dështimin e krijimit të një kulture të sigurimeve në Shqipëri ka edhe një përgjegjësi të madhe nga ana e shtetit.

Sipas tyre, mbulimi apo kompensimi i dëmeve nga shteti në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmetet apo përmbytjet, bën që qytetarët të mos ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së sigurimit për të qenë të mbrojtur financiarisht ndaj dëmeve të mundshme në pronë apo në shëndet.

Kompania e sigurimit që ju përgjigj menjëherë klientëve

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL tregoi edhe njëherë se ajo është kompania lider në sigurime.

Qindra punonjës të SIGAL ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.

Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.

Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon shifrën e 20 milionë eurove.

Jam një pensioniste. Falenderoj SIGAL-in që mu gjend në moment”.

Falenderoj kompaninë më të madhe SIGAL që na u gjend pranë problemeve tona”.

Faleminderit SIGAL për korrektësinë tuaj”, ishin përshtypjet e disa prej klientëve.

 

Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj siç e kishin para se të ndodhte fatkeqësia. Sepse në të vërtetë ky është edhe misioni i një kompanie sigurimi.

Kjo sjellje profesionale e SIGAL-it ka shtuar besimin tek qytetarët ndërsa sot ajo është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe mes më të mëdhave në Evropën Juglindore.

Apeli për qytetarët dhe bizneset

Për shkak të pozitës gjeografike, Shqipëria ndodhet në mes vendeve më të rrezikuara nga tërmetet. Dhe kjo e bën sigurimin e pronës të domosdosshëm.

Për një shpenzim prej vetëm 1 euro për m² në vit, ne mbrohemi financiarisht nga çdo e papritur që mund të na godasë.

Kjo na jep mundësinë të rikuperojmë shpejt dëmet dhe të vijojmë jetën aty ku e kemi lënë, pa patur nevojë të presim vite me rradhë dyerve të institucioneve për ndihmë. Sepse të jesh i siguruar do të thotë të jesh i pavarur financiarisht dhe të jesh i pavarur financiarisht do të thotë të jesh qytetar me dinjitet.

SIGAL, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL mbetet në krye të tregut duke zotëruar rreth 30% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të saj.

SIGAL u themelua në Tiranë në shkurtin e vitit 1999 dhe sot pas më shumë se 25 vjetësh është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829