Lajme, Lajme Top

“SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” qëndroi dy ditë në qytetin e Divjakës, duke u mundësuar banorëve të zonës vizita dhe ekzaminime falas.

Në një prononcim për mediat, në krah të kryebashkiakut të Divjakës, CEO i SIGAL UNIQA Avni Ponari foli mbi rëndësinë e sigurimeve dhe atë çfarë ofron kompania që ai drejton.

Ai apeloi tek banorët e zonës që ti shohin sigurimet si mbrojtjen më të mirë të pasurive por edhe të shëndetit të tyre.

Pronat e krijuara gjatë 12 muajve për tre orë mund të shkatërrohen. Një sigurim për këto prona dhe gjedhët që ka në Divjakë, duke përfshirë edhe shpendët, kafshët, serat dhe çdo lloj produkti bujqësor është i sigurueshëm.

Sigurimi është një mbrojtje e gjithanëshme për secilin, paguan pak sot por kujdesi mjekësor është i vazhdueshëm kudo. Ne i shërbejmë klientit në të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh Avni Ponari.

Ai foli edhe për paketat e sigurimit shëndetësor që ofron SIGAL UNIQA duke u ndalur te “Jetë

Në njërën anë është SIGAL që i promovon dhe i paguan të gjitha faturat dhe shpenzimet dhe kosto e këtij produkti shkon maksimumi deri në 300 euro për vit dhe produkti tjetër është që kujdesesh për veten tënde duke paguar një prim të caktuar në varësi të gjinisë dhe moshës dhe përfiton një shumë të caktuar nga 500 deri në 500 mijë euro në varësi të primit që paguan”, vijoi ai.

Ponari shtoi më tej se, me mbështetjen edhe të bashkisë së Divjakës, shumë shpejt SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA do të hapë zyrën e saj për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të saj.

Vizita e “SIGAL UNIQA Vital Truck” u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë Divjakë z. Josif Gorrea, i cili foli me superlativa për kompaninë SIGAL UNIQA ndërsa u shpreh i bindur në bashkëpunimin e mëtejshëm me kompaninë më të madhe të sigurimeve.

Gjatë gjithës jetës time kam qënë klient i juaji. Nga ana e bashkisë do të keni mbështetjen time të plotë për zyrën që do të hapni këtu“, tha ndërkohë kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea.

Më pas, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA, znj. Milena Merjemaj dhe përfaqësues të këtij departamenti, z.Edison Gjoni dhe z.Jurgert Prezja folën për të tjera sigurimi që ofron kompania, të cilat janë të vlefshme dhe të domosdosshme jo vetëm për qytetarët e Divjakës por të të gjithë Shqipërisë.

Sot, SIGAL UNIQA mundëson blerjen e çdo siguracioni jo vetëm në zyrat e saj por dhe online në www.sigal.com.al.

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”.

SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.

Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829