Lajme

SIGAL UNIQA realizon për herë të parë librarinë audio të librave për shqiptarët anembanë botës

Koha e leximit: 3 minuta

Për herë të parë është realizuar një librari audio e librave shqiptarë dhe të huaj të përkthyer në Shqip, librari e cila vjen nëpërmjet aplikacionit SIGAL Audiobooks.al, i realizuar nga kompania SIGAL UNIQA Group Austria.

Projekti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, i cili sjell në versionin audio librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, të lexuar nga zërat emblematikë shqiptarë, është ideuar nga Avni Ponari, biznesmen dhe filantrop i njohur dhe  Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria dhe u prezantua sot për herë të parë, në kuadër të ditëve të Panairit të 23-të të librit, i cili këtë vit po zhvillohet virtualisht.

Avni Ponari: Kur e ideova këtë projekt rreth 2 vite më parë, gjëja kryesore që kisha në mendje ishte që të bëja bashkë të gjithë shqiptarët anembanë botës përmes librit në Shqip.

Sot që kjo platformë po rritet dita – ditës dhe që me mijëra shqiptarë e kanë përqafuar dhe na ndjekin nga çdo cep i botës, më lejoni të them modestisht, që kjo më bën edhe më tepër krenar që e ideova dhe po e realizoj një projekt të tillë dhe që ëndrra për ti bashkuar shqiptarët në një platformë të vetme po bëhet realitet”.

Ponari tha se përmes kësaj platforme ne synon që të sjellë shqiptarët më afër librit, përmes një metode të re, dhe të nxisë edukimin e qytetarëve shqiptarë dhe shqipfolës, brenda dhe jashtë kufijve.

“Kohët që po jetojmë po na përballin me sfida të mëdha. Ndaj le ta përdorim edhe ne kohën jo vetëm për ti tejkaluar këto sfida, por edhe për të realizuar projekte në të mirë të të gjithëve dhe projekte që i rezistojnë kohës pavarësisht sfidave”, -tha gjatë fjalës së tij Ponari.

Të pranishëm në lancimin e SIGAL Audiobooks,al, krahas ideuesit dhe themeluesit të saj Avni Ponarit, ishin shkrimtarët të njohur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, Drejtuesi i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, akademikë dhe artdashës, të cilët e vlerësuan maksimalisht realizimin e këtij projekti kaq të veçantë.

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti e cilësoi këtë projekt si një urë që lidh lexuesin me librin por nëpërmjet një metode të re, ndërsa shkrimtari dhe eseisti Luan Starova tha se është veçanërisht i lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti, të cilit i kishte ardhur koha të realizohej edhe në vendin tonë si kudo në Europë e botë.

Kim Mehmeti: “Kjo do të bëhet një bibliotekë nacionale zanore e librave më të vlefshëm që i ka Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Këtu do të hyhet në atë bibliotekë si në çdo bibliotekë tjetër, me dallimin, që këtu lexuesi e zgjedh vetë se cilin libër do të dëgjojë. Dhe si i tillë ky projekt më duket veçanërisht i rëndësishëm, veçanërisht i veçantë dhe do ti vlejë jo vetëm librave në shqip por edhe atyre të huaj dhe do të jetë një dritare e rëndësishme e librit për cilido shqiptar, kudo ku ai ndodhet”.

SIGAL Audiobooks,al është një librari audio krejtësisjht falas për të gjithë shqiptarët anembanë globit dhe është i aksesueshëm 24 çdo ditë të javës. Sigal Audiobooks.al  numëron deri më tani mbi 50 mijë përdoruesë nga Shqipëria dhe nga Bota, kudo ku ka shqiptarë dhe pasurohet çdo ditë me libra dhe autorë të rinj për të rritur dhe fëmijë.

Kushdo që dëshiron ta këtë në telefonin e tij, mund të shkarkojë aplikacionim SIGAL Audiobooks,al në appstore ose playstore dhe mund ta ketë librarinë virtuale gjithmonë me vete.

Ky aplikacion u bë i mundur nga SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, me shtrirje edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, dhe pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore, Uniqa Insurance Group.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë