Lajme

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA shpallet fituese e: ÇMIMIT TË FILANTROPISË 2019 NË NIVEL KOMBËTAR

Më 7 shkurt 2020, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë vlerësuar filantropinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA duke i akorduar Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar me motivacionin: “Për angazhim dhe kontribut të gjerë në shëndetësi, arsim, mjedis, art, sport dhe edukim financiar në fushën e sigurimeve, ku veçohen: Klinika Lëvizëse Mjekësore në shkallë vendi, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh UKA” në Fierzë, Tropojë dhe Pallatit të Sportit në Përmet, si dhe krijimi i Klubit “Art dhe Kulturë” në dispozicion për të gjithë qytetarët e Durrësit”.

Fjala e Drejtorit të Përgithshëm: E nderuar Znj. Ministre,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qeveritare,

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare,

Të nderuar anëtarë të JurisëFilantropisë së Partnerëve Shqipëri,

Të nderuar përfaqësues të sektorit jo fitimprurës,

Të nderuar kolegë,

Të nderuar miq dhe dashamirës,

 

Faleminderit të gjithëve,

Faleminderit që e keni kthyer filantropinë në një pjesë kaq të madhe të punës dhe të zemrave tuaja,

Faleminderit veçanërisht Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, për këtë Vlerësim, Çmim dhe Nderim kaq të madh për SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Ndihem i nderuar që të pranoj Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar, të akorduar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, që unë drejtoj, dhe që të jem këtu sot, në praninë tuaj dhe mbi të gjitha, për të na kujtuar që nuk jemi vetëm në përpjekjet tona për të lënë gjurmë, por që së bashku, ne jemi duke ndërtuar shpresën dhe rrugën drejt një të ardhmeje më frymëzuese, më të ndritur dhe më të mirë.

Viti 2019, shënoi gjithashtu 20 vjetorin e themelimit të SIGAL UNIQA, të rrugëtimit tonë prej dy dekadash pune suksesi, arritjesh, por edhe sfidash të shumta dhe shtigjesh të reja, duke udhëhequr industrinë shqiptare të sigurimeve përparaepokën dixhitale të shekullit të XXI-të.

Përveç udhëheqjes së Grupit SIGAL UNIQA në Shqipëri, dhe më gjerë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, një gur themeli i aktiviteteve tona të përditshme janë aktivitetet që ne zhvillojmë në kuadër të filantropisë 20 vjeçare të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me fokus të veçantëshëndetësi, art, muzikë klasike, trashëgimi kulturore, mjedis, sport dhe në arsim, sikundër patë shkurtimisht edhe në videon pak më parë.

Filantropia përkufizohet si dëshira për të promovuar mirëqenien e të tjerëve, kjo e shprehur nëpërmjet donacioneve bujare në para ndaj kauzave të mira. Por çfarë do të thotë filantropia për ju? Mendoj se, ndoshta, filantropia do të thotë gjëra të ndryshme për të gjithë ne. Për mua ajo nuk është një gjë e vetme. Ajo nuk është thjesht një fjalë. Filantropia është pasion, është diçka së cilës ne i përkushtojmë burime, kohë dhe përpjekje dhe ku ne vendosim zemrat tona po ashtu.

Në rastin tim, dhe të ekipit të shkëlqyer që unë drejtoj, pra në SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, njëra nga këto kauza dhe që unë e kam shumë për zemër është Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA, të cilën e kam ideuar, krijuar dhe ngritur që në vitin 2015; apo Orkestra e Harqeve SIGAL UNIQA (që prej vitit 2013); apo e Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA (që prej vitit 2009), apo sportit, arsimit etj., ku ne jemi investuar personalisht me përkushtim dhe dashuri.

Për t’a mbyllur, dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin e SIGAL UNIQA për punën e tyre të paepur dhe të përkushtuar, për profesionalizmin dhe pasionin e tyremë bëjnë të ndjehem krenar dhe pa të cilët këto arritje nuk do të ishin të mundura.

Të gjitha ngjarjet dhe veçanërisht ky çmim më frymëzojmëtë jemi fuqimisht të angazhuar për të vazhduar përparandihmesën dhe mbështetjen tonë të përunjur ndaj kauzave dhe grupeve sociale që kanë më shumë nevojë për ne.

Edhe një herë,

Faleminderit të gjithëve,

Faleminderit organizatorëve,

Dhe urime të gjithë fituesve të kësaj mbrëmjeje.

Thonë se, “Filantropia ndryshon botën!”

Unë besoj se, duke ndihmuar dhe duke u përkujdesur, edhe ne mund t’a bëjmë këtë gjë, këtu, duke ndarë me njëri-tjetrin dhe duke ndërtuar gur pas guri! Dhe sepse ne ndajmë të njejtin pasion!