Lajme

AMF publikon raportin vjetor 2017

SIGAL UNIQA udhëheq tregun e sigurimeve (jetë dhe jo-jetë) për të 15-in vit rradhazi

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017, SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të kryesojë tregun e sigurimeve ne rreth 30%. SIGAL UNIQA udhëheq tregun pothuaj në të gjitha produktet e sigurimeve, ku zotëron pjesën më të madhe të primeve.
Por ajo që e bën një kompani të suksesshme është edhe pagesa e dëmeve, sepse ky është edhe qëllimi përse qytetarët sigurohen. Për vitin 2017, SIGAL UNIQA ka paguar pjesën më të madhe të dëmeve të të gjithë tregut, ç’ka tregon përgjegjshmëri, korrektesë dhe fuqi financiare për likujditet.
Që prej vitit 2002 jemi të parët në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe kjo falë besimit Tuaj dhe përkushtimit të stafit tonë.
Për më shumë info lexoni raportin e plotë të AMF-së: http://amf.gov.al/news.asp?id=11959