SIGAL UNIQA Group Austria, e cila prej kohësh është partnere e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), nga sot është zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin e Kosovës që nga sot merr emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.
Marrëveshja e sponsorizimit u nënshkrua në ambjentet e FFK-së në Prishtinë nga presidenti i saj z. Agim Ademit dhe CEO i Grupit SIGAL, z. Avni Ponari.
Z. Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për kontributin që kjo kompani do të jepë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë.
Ndërsa sipas z. Ademi, futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij mandati ndaj premtoi se do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa më të mira.
Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Si i tillë, kompania SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat e saj.
Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet SIGAL Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.
SIGAL prej vitesh mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit duke qenë sponsor zyrtar i tyre;
SIGAL ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;
Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua SIGAL UNIQA Ballkan League falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL;
SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;
SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;
SIGAL ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;
SIGAL ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;
SIGAL ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;
SIGAL ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;
SIGAL ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;
SIGAL ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;
SIGAL ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;
SIGAL ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;
SIGAL ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;
SIGAL ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;
Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë komuniteteve sportive edhe në të ardhmen sepse besojmë fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe nëse ka Shëndet Jetohet më mirë…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM SIGURIMI KIBERNETIK/ 4 Mënyrat se si mund ta mbrojë biznesin tuaj sigurimi kibernetik
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË FIER / Specialistë të Marrjes në Sigurim për Produktet Vullnetare, Fier
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË VLORË / Specialist i Marrjes në Sigurim për Produktet Vullnetare, Vlorë
- UNIQA INSURANCE GROUP: HYN NË BASHKËPUNIM ME SWISS RE CORPORATE SOLUTIONS
- AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE PUBLIKON TË DHËNAT E TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2022 / SIGAL UNIQA Group AUSTRIA nuk lëkundet nga pozicioni i lideres së tregut
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.