Lajme, Lajme Top

SIGAL mbështet Samitin e Katërt të Diasporës “Përmes rrënjëve lartësohemi”

SIGAL INSURANCE GROUP dhe Fondi i Pensioneve SIGAL kanë dhënë mbështetjen e tyre financiare për organizimin e Samitit të Katërt të Diasporës “Përmes rrënjëve lartësohemi”.

Ky Samit do të zhvillohet në datat 13-16 prill në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

SIGAL INSURANCE GROUP vijon traditën e shkëlqyer të marrjes përsipër të përgjegjësive sociale, kompania tregohet e pakursyer për mbështetjen dhe kultivimin e vlerave më të larta kombëtare.

Kthimi për të njohur dhe për t’u kujdesur për rrënjët i ndihmon përherë shëndetit kombëtar. Në samit, i organizuar në disa panele të shtrira përgjatë ditëve, do të ligjërojnë personalitetet më të larta të vendit dhe diasporës shqiptare.

Përmes mbështetjes së këtij aktiviteti, SIGAL përpiqet të ngrejë urat e nevojshme të komunikimit dhe të shkëmbimit të praktikave perëndimore më të mira, përfshirë këtu edhe mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurive financiare, rolin dhe rëndësinë që sigurimet dhe pensionet private kanë në botën perëndimore, aty ku diaspora shqiptare është rrënjosur dhe po korr suksese.

SIGAL INSURANCE GROUP prej kohësh ka përqafuar plotësisht standardet e vendeve më të zhvilluara perëndimore. Produktet e kompanisë, të sigurimeve dhe të pensioneve private, vlerësohen nga komuniteti i diasporës shqiptare. Në këtë samit, Fondi i Pensioneve Private SIGAL dhe SIGAL Insurance Group patën edhe këndin e tyre informativ.