SIGAL e mbylli edhe vitin 2024 në krye të tregut shqiptar të sigurimeve, si në ato të Jetës, të Jo Jetës, vullnetaret dhe të detyrushme, fakt që mund të pohohet edhe për Kosovën e Maqedoninë e Veriut, ku ajo opeton gjithashtu.
Në një intervistë për “Premium Channel”, CEO i SIGAL, Z.Avni Ponari bëri një rezyme mbi ecurinë e kompanisë që ai drejton për vitin 2024 duke prekur ato që e bëjnë atë më të madhen dhe më të besuarën.
Ponari: Sigurimet kanë një detyrim të veçantë, ndaj dhe krijohen, për ti shërbyer njerëzve dhe për të mbajt fjalën kundrejt një kontrate që ke nënshkruar me ta. Ky mision, nëse përmbushet me kujdes, atëherë natyrisht që ke zërin dhe pozitën dominuese në treg. Për faktin se klientët janë të interesuar në pagimin e një primi të caktuar por ata shikojnë kompaninë tek pagesa e dëmeve. Ajo që ka ndodhur me SIGALIN në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është pikërisht kjo: të paguhen dëmet sa më shpejt dhe në kohën e duhur. Prandaj dhe ne jemi këtu.
Ponari foli edhe mbi rëndësinë që kanë sigurimet në përditshmërinë tonë.
Ponari: Misioni që ka industria e sigurimeve është shumë e veçantë. Veçantia e tij qëndron tek krijimi i një njeriu të pavarur, integritetit të tij dhe krijimin e një njeriu të lirë.
Unë mbaj mend kur kemi filluar para 25 viteve, kemi qenë pak veta, kur Shqipëria dilte nga sistemi komunist ku nuk ekzistonte indutria e sigurimeve, ku nuk ekzitonin sigurimet por ekzistonte vetëm në mendjen e tyre p e kuptuar se ajo është një industri shumë e fuqishme, siç është në botë. Industria e sigurimeve është një nga tre shtyllat e zhvillimit ekonomik të një vendi. Dhe Shqipëria nuk e kishte në kohën e komunizmit sepse shteti mendonte ti zgjidhte gjithë problemet njerëzve. Më pas kaloi në këtë industri që është në të vërtetë kundestare e jetëve të njerëzve.
Një njeri që arrin të realizojë sigurimet e nevojshme atëherë ai vërtetë është i pavarur dhe nuk do të dijë se çfarë ekziston tjetër në botë. Sepse një njeri nëse ka një shtëpi të siguruar, ka një kontratë sigurimi për shëndetin e tij, ka një pension privat, ka makinën e siguruar, ka biznesin e siguruar, atëherë çfarë interesash të tjera ka? Ai është i interesuar që kompania dhe zyra ku ai ka marrëdhënien të jetë e vazhdueshme, të jetë e hapur dhe të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara. Nëse e krijon këtë lidhje, nëse e krijon këtë lloj depërtimi tek njerëzit, e çon këtë mesazh që ata të kuptojnë që sigurimet kanë një vlerë të jashtëzakonshme, ata krijojnë individualitetin njerëzor.
Më tej, Avni Ponari foli mbi angazhimet sociale, artistike, kulturore dhe sportive që SIGAL ka ndërmarrë dhe ka mbështetur gjatë më shumë se një çerek shekulli, të cilat e kanë bërë atë më të dashur për njerëzit dhe më pranë tyre.
Ndiqni itervistën e plotë:
SIGAL është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kompania kryeson tregun e sigurimeve prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.
E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.
Portofoli i SIGAL është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj të risigurimeve duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.5 milion klientët e saj.
Ritmet e progresit të SIGAL kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime dhe vlerësime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829