Lajme

SIGAL dhe gjigandi austriak UNIQA, 15 vjet bashkëpunim

Koha e leximit: 5 minuta

“Ne kemi gjetur te SIGAL një partner me standarte cilësore, potencial zhvillimi dhe vizion strategjik që përputhet posaçërisht me synimet tona”, z.Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group.

Kompania SIGAL UNIQA Group AUSTRIA feston këtë 23 mars 15-vjetorin e futjes në tregun shqiptar të sigurimeve të një prej kompanive lider në Europën Qëndrore dhe Lindore, UNIQA Insurance Group, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë sektor.

Në vitin 2007 UNIQA vendosi të blejë një pjesë të aksioneve të SIGAL, duke u kthyer kështu në një partner kyç për SIGAL, por edhe një faktor të rëndësishëm për tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Momenti kur z.Avni Ponari merr simbolin e çelësit të UNIQA, Tiranë 23 Mars 2007

Për themeluesin dhe CEO-n e SIGAL në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, z.Avni Ponari, bashkëpunimi me UNIQA-n ka qenë një ndër vendimet më të mira që ai ka marrë në fushën e biznesit.

“Ne jemi të lumtur që UNIQA na besoi ne 15 vite më parë, për të investuar në tregun e sigurimeve vendas përmes kompanisë tonë SIGAL, dhe sot e them me bindje dhe krenar që kjo ka qenë një nga vendimet më të mira që unë kam marrë në fushën e biznesit, sepse të bashkëpunosh me  një kompani si UNIQA Insurance Group është jo vetëm një siguri dhe sukses për ne si kompani, për SIGAL-in, por edhe një vlerë e shtuar, një aset tejet me vlerë për të gjithë tregun tonë dhe një impuls shumë i mirë për ekonominë e Shqipërisë, sikundër është një garanci  financiare e rëndësishme për investitorët vendas dhe të huaj.

Me prezencën e UNIQA-s, SIGAL jo vetëm që është kompania lider në tregun e sigurimeve që nga krijimi i saj, por vazhdon të zotërojë 30% të tregut edhe pse numri i kompanive që operojnë në këtë industri është rritur dhe sot numërohen numërohen 8 kompani jo-jetë dhe 3 kompani jetë.

Të qenit gjithmonë korrektë dhe pranë klientëve, të qenit inovator në krijimin e produkteve të dobishme dhe sipas nevojave e kërkesave të klientëve, na ka bërë ne të suksesshëm dhe të jemi gjithmonë lider në këtë industri dhe një hap përpara konkurrentëve tanë”, shprehet z.Avni Ponari.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore, SIGAL u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues në treg dhe duke tërhequr vëmendjen edhe të investitorëve të huaj.

Këtë e pranon edhe CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Martin Mata, bashkëpunëtor i hershëm i SIGAL.

Fondi, si një nga ish-aksionerët e SIGAL-it, ka hyrë në 2003-in në kompani dhe iu bashkua këtij rrugëtimi për rreth 12-13 vjet. Dhe dikur nga 1 kompani sot u bënë 5-6 në rajon. Dhe me futjen e kompanisë austriake UNIQA shënuan një nivel të ri të marrëdhënieve, të shërbimeve, të produkteve duke zhvilluar atë treg, i cili për shumëkush e për çfarëdo ka qenë nga tregjet më të pazhvilluara dhe më të rrezikuara, sidomos pas firmave piramidale”, shprehet ndër të tjera z.Mata.

NGJARJE TË RËNDËSISHME NË SHQIPËRI, REALIZUAR FALË UNIQA-S

  • Ardhja e armëve origjinale të Skënderbeut me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Armët origjinale të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbej, u ekspozuan në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh.

Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë për të parë nga afër shpatën personale të Heroit Kombëtar dhe përkrenaren e tij.

Ato u sollën në muzeun e Tiranës nga muzeu i Vienës në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

SIGAL UNIQA ishte siguruesi dhe garantuesi për mbërritjen e tyre në Shqipëri.

Plot 250,000 euro ishte primi i sigurimit, i paguar nga SIGAL, për armët e Heroit Kombëtar që kapnin vlerën e 25 milionë eurove.

  • Takimi në Shqipëri CEO-ve të UNIQA nga 18 vende

Njohja nga afër e Shqipërisë nga drejtues të kompanisë në 18 shtete të ndryshme ishte një reklamë dhe promovim shumë i mirë për një vend të vogël si ky i yni, ndërsa takimet dhe vizitat vijuan edhe më tej.

  • Vizita e një grupi gazetarësh austriakë ishte po aq i rëndësishëm, ndërsa nuk duhen harruar as vizita e Klubit Rotarian dhe ajo e menaxherëve të marketingut të UNIQA nga 18 shtete të ndryshme.
  • UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vijon të sjellë te mbi 1 milion klientët e saj shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.
  • Turi i UNIQA Vital Truck në Shqipëri në vitin 2009 model i cili nxiti SIGAL të ndërtojë klinikën lëvizëse mjekësore, e para dhe e vetmja e këtij lloji në rajon, e cila ka vizituar falas mijëra qytetarë në çdo cep të Shqipërisë.

LEXO EDHE: Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA hap dyert në Tiranë, vizita dhe ekzaminime FALAS për mijëra qytetarë

JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Ti, unë, ne. Secili prej nesh ka historinë e tij/saj. Por ajo që  na bashkon ne të gjithëve në UNIQA është: Ne kërkojmë që të kujdesemi për njerëzit dhe ne e bëjmë këtë më mirë se sa kushdo tjetër.

Së bashku, ne i shërbejmë 15 milionë njerëzve në 18 vende me një objektiv të qartë për ta bërë jetën më të mirë për klientët tanë dhe për ata që janë më afër tyre.

Ne jemi më shumë sesa një kompani sigurimi. Me ofertat novatore dhe shërbimet kryesore, ne vazhdojmë më tej, me përgjegjësi zhvillimin e vetes, të shoqërisë dhe të mjedisit tonë.

Ne jemi një partner i besueshëm drejt rrugës për një jetë më të mirë, krah për krah, pavarësisht vështirësive që sjell koha.

Sepse ne jemi të bindur që “Së bashku, ne jetojmë më mirë”…

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë