SIGAL dhe lideri botëror Allianz, për njerëzit që udhëtojnë disa herë brenda një viti, me afate jo më të gjata se 31 ditë qëndrimi, sjell produktin e sigurimit TRAVEL Plus.
Ky produkt është pa limit moshe, pa kufij kudo në Botë dhe mund të kombinohet edhe me produktin Jetë Plus Cash.
Falë bashkëpunimit me Allianz, gjigantin global, produkti është gjithpërfshirës, praktik, i lirë, pa kufij botërorë, pa kufij moshorë dhe me mbulimet më të larta.
Travel Plus nis nga 120 euro në vit për person, zgjat për një vit dhe garanton mbulime 30, 50 dhe 100 mijë euro.
Emergjencat mjekësore deri në 100 mijë euro, humbje, dëmtime dhe vonesa bagazhi, transport dhe riatdhesim mjekësor, dëmtime dhe vonesa, sigurim për aksidentet në udhëtim apo ndërprerjet për udhëtimet mjekësore dhe asistenca 24/7 kudo në Botë.
Në rast se klienti dëshiron mbulim të menjëhershëm financiar edhe në rast diagnostifikimi me sëmundje të rëndë gjatë udhëtimit, mund të shtohet edhe sigurimi Jetë Plus Cash me mbulimin deri në 30 mijë euro.


