Lajme

Si të mbani makinën në gjendje të përkryer para një udhëtimi jashtë Shqipërisë

Udhëtimi me makinë jashtë vendit është një përvojë emocionuese, por kërkon përgatitje të mirë për të shmangur surprizat e pakëndshme gjatë rrugës.

Më poshtë gjeni disa këshilla praktike për të mbajtur makinën tuaj në gjendje të shkëlqyer dhe për të udhëtuar i sigurt.

  1. Kontrolloni gjendjen teknike të makinës
  • Para nisjes, sigurohuni që makina juaj është në gjendje optimale duke kontrolluar:
    Vajin e motorit – Ndryshoni vajin nëse është e nevojshme dhe sigurohuni që niveli i tij është i duhuri.
  • Lëngjet e frenave dhe antifrizit – Sigurohuni që frenat janë në gjendje të mirë dhe sistemi i ftohjes funksionon si duhet.
  • Gomat – Kontrolloni presionin e gomave dhe sigurohuni që të mos jenë të konsumuara. Mos harroni të keni edhe një gomë rezervë.
  • Dritat dhe sinjalistikën – Testoni dritat e përparme, të pasme, të frenave dhe sinjalet për të shmangur ndëshkimet nga policia rrugore.
  1. Keni sigurimin e duhur

Nëse udhëtoni jashtë Shqipërisë, është e domosdoshme të keni një sigurim ndërkombëtar të makinës, Kartoni Jeshil. Ky dokument është i nevojshëm për të lëvizur në shumë vende evropiane dhe mbulon dëmet ndaj palëve të treta në rast aksidenti.

Për më shumë mbrojtje, mund të përfitoni edhe AutoSOS nga SIGAL, i cili ofron asistencë rrugore 24/7 në rast avarie ose aksidenti.

  1. Pajisjet e detyrueshme sipas ligjeve ndërkombëtare

Në disa vende evropiane, ligji kërkon që shoferët të kenë në makinë:

  • Trekëndëshin e sigurisë
  • Jelekun reflektues
  • Kompletin e ndihmës së shpejtë
  • Zinxhirët e dëborës në periudhën e dimrit

Sigurohuni që makina juaj është e pajisur me të gjitha këto për të shmangur gjobat dhe problemet me autoritetet.

  1. Planifikoni rrugën dhe ndalesat

Harta e rrugës, pikat e karburantit dhe vendet ku mund të ndaloni për pushim janë thelbësore për një udhëtim të qetë. Gjithashtu, kontrolloni nëse vendet ku do të kaloni kërkojnë pagesën e taksave rrugore apo vinjetave elektronike.

  1. Mbani me vete dokumentet e nevojshme

Përveç pasaportës ose kartës së identitetit, sigurohuni që keni me vete:

  • Patentën e vlefshme për drejtim ndërkombëtar
  • Dokumentet e makinës (leja e qarkullimit)
  • Kartonin Jeshil

Me këto masa të thjeshta, do të udhëtoni i sigurt dhe i përgatitur për çdo situatë.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Sistemi i Kartonit Jeshil ka 48 anëtarë, kryesisht shtete europiane por edhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani.

Me siguracionin “Karton Jeshil” ju mund të udhëtoni të qetë në këto shtete:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL AutoSOS”.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend i automjetit
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…

BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta në: https://sales.sigal.com.al/…/KJ/KartonJeshilonline.aspx