Blog

Si të kujdesemi për veten në kohë virozash?

Në stinën kur temperaturat luhaten dhe ambientet e mbipopulluara favorizojnë përhapjen e virozave, kujdesi për shëndetin personal është më i rëndësishëm se kurrë.

Kollë, temperaturë, dhimbje fyti, lodhje dhe probleme me tretjen janë disa nga simptomat që po prekin gjithnjë e më shumë njerëz. Për të mbrojtur veten dhe të afërmit, ja disa këshilla të thjeshta dhe të dobishme:

  1. Lani shpesh duart

Përdorni ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, sidomos pas kthimit nga jashtë, pas përdorimit të transportit publik apo para ngrënies.

  1. Forconi sistemin imunitar

Ushqimi i shëndetshëm, vitamina C & D, gjumi cilësor dhe aktiviteti fizik janë aleatë të fortë të imunitetit tuaj.

  1. Përdorni maskë në ambiente të mbyllura

Sidomos në vende me shumë njerëz — farmacitë, klinikat, autobusët — maska mbetet një masë mbrojtjeje e vlefshme.

  1. Shmangni kontaktin e afërt me persona të sëmurë

Ajrosni ambientet shpesh dhe mos ndani sende personale me të tjerët.

  1. Mos neglizhoni simptomat

Nëse ndjeni lodhje, dhimbje fyti apo temperaturë, pushoni dhe kërkoni këshillë mjekësore.

  1. Parandalimi është çelësi

Përdorni dezinfektues, pini shumë lëngje dhe shmangni ambientet e mbyllura për periudha të gjata.

 

Keni simptoma, por nuk doni të shkoni direkt te mjeku?

Me TeleShëndet nga SIGAL, merrni këshillë mjekësore 24/7 nga telefoni juaj, kudo që të ndodheni, pa radhë dhe pa vonesa.

📞 Kujdesi për shëndetin nuk duhet të presë!
Aktivizo shërbimin këtu: https://sigal.com.al/teleshendet/