Blog

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan/ Mbroni veten dhe personat përreth jush

Vendi ynë dhe i gjithë rajoni janë përfshirë nga i nxehti afrikan, që ka sjellë një rritje të lartë temperaturash, ku termometri ka shënuar edhe 43 gradë Celcius në disa zona.

Ekspertët botërorë thonë se këto temperatura kaq të larta mund të shkaktojnë disa simptoma te qytetarët, si lodhja apo edhe të fikëtit nga nxehtësia. Ndaj është e rëndësishme të njiheni me këto simptoma që nëse vini re se dikush po përjeton situatë të keqe shëndetësore ti vini menjëherë në ndihmë.

Organizatat ndërkobëtare të shendetit gjithashtu kanë reshtuar disa këshilla sigurie në këto ditë të nxehta:

  1. Asnjëherë mos i lini fëmijët apo kafshët shtëpiake vetëm në vende të mbyllura.
  2. Pini shumë ujë, edhe nëse nuk jeni të etur, pasi trupi i njeriut humbet më shumë ujë se sa mendoni kur djersiteni. Shmangni pijet me kafeinë.
  3. Kontrolloni personat që nuk janë të pajisur me ajër të kondicionuar në shtpi apo që jetojnë vetëm.
  4. Kontrolloni shpesh kafshët tuaja për t’u siguruar që nuk po përjetojnë sëmundje lidhur me të nxehtin.
  5. Mundohuni të mbani gjithsesi të freskët shtëpinë tuaj.
  6. Kontrolloni motin dhe dëgjoni përditësimet për të qenë të informuar.
  7. Shmangni daljen jashtë në pikun e nxehtë të ditës.
  8. Vishuni me rroba të lirshme dhe të lehta që mbulojnë sa më shumë lëkurën tuaj për të shmangur djegien e saj nga dielli.
  9. Mbuloni kokën dhe lyejeni fytyrën me krem kundër diellit.