Si të veproni në rast dëmi?

Informohuni mbi procedurat që duhen ndjekur për të raportuar shpejt dhe thjeshtë dëmin që keni pësuar nëse keni një prej sigurimeve të mëposhtme:

Sigurimet e automjetit

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike nëDrejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident;

Formulari i Vertetimit miqësore të ngjarjes

  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certfikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;

Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.

Në rast dëmi motorik me vlerë deri në 30 mijë lekë

Për aksidentet rrugore nëse ka dëme ndaj pronës të cilat konsiderohen në vlerë deri 30 000 (tridhjetëmijë) lekë. Ju mund ta zgjidhni ndërmjet palëve duke plotësuar Raportin Evropian të Aksidenteve, plotësimi i këtyre të dhënave konsiderohet kërkesë për dëmshpërblim, e cila shoqërohet dhe me dokumentat si më poshtë:

– Fotografi në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, mbeturinat e rëna në rrugë) dhe gjurmët e rëndësishme si pozicioni i mjeteve, i rrotave etj.
– Fotografi të mjeteve të dëmtuara në mënyrë të qartë, pjesët e dëmtuara dhe targën e mjeteve;
– Dokumentat e identifikimit të palëve të përfshira në aksident (ID);
– Dokumentat e mjeteve dhe drejtuesve të tyre (leje qarkullimi, leje drejtimi, kopje e policave të sigurimit).

Kujdes! Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
Rekomandojmë që Raportin Evropian të Aksidentit ta mbani në automjetin tuaj.
Ju lutemi, plotësoni me saktësi të dhënat e formularit dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

Si duhet vepruar në rast aksidenti?
Sido që të jenë rrethanat, ruani gjakftohtësinë, qëndroni korrekt dhe plotësoni qetësisht e me kujdes së bashku me drejtuesin tjetër këtë Raport Evropian të Aksidentit.

Plotësimi i formularit në vendin e aksidentit:
1. Përdorni vetëm një Raport Evropian të ngjarjes për 2 mjete në secilin rast (2 për 3 mjete, etj). Pak rëndësi ka kush e jep vërtetimin miqësor dhe kush e plotëson atë. Preferohet të përdorni një stilolaps për të shkruar dhe shkruani në mënyrë të tillë që kopja të jetë plotësisht e lexueshme. Ky formular përdoret për trajtimin e një kërkese për dëmshpërblim vetëm pranë një shoqërie sigurimi.
2. Gjatë plotësimit të Raportit Evropian të Aksidentit për t’iu përgjigjur pyetjeve të rubrikave, mbani parasysh si më poshtë:
a. në rubrikën 8 përdorni dokumentat tuaja të sigurimit (kontrata e sigurimit ose kartoni jeshil);
b. në rubrikën 9 përdorni lejen tuaj të drejtimit (patenta e shoferit);
c. në rubrikën 10 tregoni me saktësi pikën e goditjes fillestare;
d. në rubrikën 12 vendosni një kryq (x) në kuti në drejtim të secilës prej rubrikave të rrethanave (nga nr. 1 deri në nr. 17) , që i përkasin aksidentit dhe tregoni gjithashtu numrin e shkaqeve të nënvizuar;
e. në rubrikën 13 bëni një skicë të aksidentit.
3. Nënshkruani së bashku me drejtuesin e mjetit tjetër Raportin Evropian të Aksidentit.
4. Pagesa e dëmit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidentit, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera lidhur me vlerën e dëmit.
5. Depozitoni këtë dokument pa vonesë brenda 5 ditëve nga data e aksidentit, tek siguruesi përgjegjës.

Trajtimi dhe pagesa e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidenteve, të nënshkruar nga dy drejtuesit, pa marrjen e procesverbalit të konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera mbi vlerën 30 000 lekë, sipas nenit 14, të Ligjit 32/2021.

Ne rast demi sigurimi i automjetit kasko

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;

Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

Ne rast demi sigurimi i automjetit minikasko

Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i Policisë Rrugore
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Dokumentat e mjetit përfitues:

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

Sigurimet e jetës

Në rast dëmi Sigurimet e Jetës së Kombinuar me Afat

Nëse jeni siguruar me Jetë me Afat e kombinuar pranë SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, ju lutem plotësoni dokumentet e mëposhtëm dhe dorëzojini pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Sigurimit të Jetës në Drejtorinë e Përgjithshme.

Dokumentacioni ne rast ndodhje të ngjarjes së siguruar

Njoftimi i ngjarjes së sigurimit Humbje Jete

Njoftimi i ngjarjes së sigurimit Sëmundje Kritike

Njoftimi i ngjarjes së sigurimit për Paaftësi nga aksidentet

Sigurimet e pronës

NE RAST DEMI SIGURIMI I PASURISE

Nëse keni siguruar pasurinë tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarko Formularin

NE RAST DEMI SIGURIMI I PERGJEGJESISE

Nëse keni Sigurimin e Përgjegjësisë tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarko Formularin

NE RAST DEMI SIGURIMI C.A.R.

Nëse keni Sigurimin C.A.R. tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarko Formularin

NE RAST DEMI SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme.
Shkarko Formularin

PROCEDURAT NË RAST DËMI

Aplikacioni i dëmeve SIGAL UNIQA "fpcHEALTH" është për të gjithë klientët që kanë një kartë sigurimi privat shëndeti, për menaxhimin dhe monitorimin e dëmeve në kohë reale.

Pajisja me kartat e sigurimit dhe perfitimet

I siguruari me policen e shendetit privat dhe aksidenteve personale do te pajiset me karten e sigurimit te shendetit Sigal e cila permban barcode dhe emer mbiemer te personit te siguruar. Te gjithe personat e siguruar kane te drejte qe kundrejt paraqitjes se kartes se sigurimit ne klinikat e rrjetit mjekesore SIGAL UNIQA, te perfitojne sherbimin mjekesor me zbritje

Përse më shërben karta e sigurimit? Gjithmonë trego që je i siguruar, trego kartën e sigurimit.

Karta e sigurimit i lëshohet të siguruarit në mënyrë që ai të identifikohet si i tillë nëpër klinika dhe spitale sa herë ka nevojë për shërbime mjekësore. Sa herë që e tregoni kartën e sigurimit përfitoni jo vetëm asistencë në rast emergjence mjekësore, por edhe çmime me zbritje për çdo shërbim mjekësor që merrni.

Nëse tregoj kartën e sigurimit paguaj apo jo në klinikat/spitalet e rrjetit mjekësor?

Si rregull i përgjithshëm, i siguruari paguan sa herë kërkon një shërbim mjekësor dhe pastaj faturat e tij mjekësore i aplikon për rimbursim. I siguruari nuk paguan vetëm kur:

  • SIGAL ka lëshuar një Garanci Pagese ku ka marrë përsipër faturën ose;
  • Ju jeni paraqitur në spital me emergjencë mjekësore dhe SIGAL ka marrë dijeni për këtë

Nëse lexoj barcode në kartën e sigurimit ku orientohem?

Pasi lexoni barcode në kartë, ju drejtoheni tek https//:clients.sigal.com.al. ky link nëse hyni me nr e kartës tuaj që është i vendosur pas / (SDXXXX) dhe datëlindjen tuaj si fjalëkalim, shikoni në kohë reale, proçesin e rimbursimit, nga momenti që rregjistrohet deri në rimbursim.

Kujdes: ju nuk do të merrni e-mail, nëse praktika juaj për rimbursim, ka mangësi në dokumentacion. Prandaj qëndroni gjithmonë të loguar në https://clients.sigal.com.al dhe ndiqni shpesh statusin e praktikës tuaj për rimbursim;

Nëse kam kartën Silver dhe kartën Gold, e përfitoj aplikacionin Teleshëndet FALAS?

Po, nëse keni kartë Gold ose Silver e përfiton “Teleshëndet” falas.

Hapat janë:

  • E shkarkon applikacionin ne playstore apo appstore duke kërkuar Teleshëndet
  • Hap nje llogari personale
  • Password ju mbërrin në email
  • Pasi ju ka mbërritur passëordi hyni në aplikacion me email dhe passëordin e mbërritur
  • Në seksionin Profili im/Rregjistrimi im/Vendosni nr e kartës (SCXXX) (GCXXX)
  • Kujdes, vendosni nr pas slash

Nëse kam llogari në Teleshëndet nga karta ime Silver apo Gold, a e gjurmoj kërkesën time për rimbursim në kohë reale?

Po, nëse keni kartë Gold ose Silver e përfiton “Teleshëndet” falas.

Në seksionin Profili im/Kërkesat e mia për rimbursim shikoni në kohë reale procesin e rimbursimit

Në llogarinë time Teleshëndet shoh kartën time elektronike, a është kjo kartë e vlefshme dhe a e njohin atë spitalet

Po, nëse keni kartë Gold ose Silver, ju keni në applikacion edhe një kartë elektronike. Karta elektronike ka të njëjtën vlerë si karta fizike

Si janë proçedurat e rimbursimit?

SHKARKO KËTU FORMULARIN PËR RIMBURSIM

https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/11/KËRKESË-PËR-RIMBURSIM-1.pdf 

Sa herë do të kërkoni rimbursim për shpenzimet mjekësore, duhe të keni parasysh:

  1. Kujdesuni që në përfundim të proçedurave mjekësore, që të merrni faturat tatimore dhe kuponin fiskal të rregullt.
  2. Ruani të gjitha faturat dhe dokumentat mjekësore dhe kur t’i paraqisni për rimbursim rradhitini në rend kronologjik.
  3. Ruani të gjitha dokumentat mjekësore (psh. Përgjigje analizash, raporte mjekësore, rekomandimet etj.) dhe i rradhisni ato krahas faturave në rend kronologjik.

Kujdes! Sa herë që mjeku ju leshon një rekomandim, ai duhet të jetë i plotësuar jo vetëm me emërtimet e analizave për t’u kryer por edhe me arsyet (diagnoza) pse është lëshuar ky rekomandim.

  1. Plotësoni ne çdo zë dhe nënshkruani kërkesën për rimbursim.
  2. Mbani kopje të dokumentave të dorëzuara, për referencën tuaj;
  3. Kujdesuni që dokumentat për rimbursim të dorëzohen në zarf të mbyllur jo më vonë se 30 ditë nga data e shërbimit të fundit mjekë
  4. Kujdesuni që dokumentat për rimbursim të dorëzohen nëse shuma për rimbursim e kalon vlerën 5000 lekë. Nëse shuma nuk e kalon vlerën 5,000 Lekë atëherë i siguruari i ruan faturat dhe nësse dhe i paraqet ato në krye të tre (3) muajve.

Sa kohë zgjasin proçedurat e rimbursimit?

  • SIGAL rezervon 21-30 ditë kohë pune për të shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur për rimbursim. SIGAL dërgon një njoftim me shkrim në rast se ka mangësi në dokumentacion, por nuk mban përgjegjësi dhe nuk kryen rimbursim nëse ka mangësi ne dokumentacion;
  • SIGAL e njofton të siguruarin me një e-mail në momentin e rimbusimit të vlerës. Nëse vlera e rimbursuar është më e vogël se ajo e paraqitur në kërkesat për rimbursim, SIGAL shpjegon në njoftimin me shkrim arsyet.
  • Nëse ndër arsyet lexoni “Pjesa e zbritshme”. Kjo është vlera e faturave mjekësore për shërbime të marra jashtë Shqipërisë e cila nuk rimbursohet nga kontrata e sigurimit. Vlera e pjesës së zbritshme është zakonisht fikse dhe aplikohet vetëm njëherë në vit. Ajo është zë i veçantë në listën tuaj të përfitimeve. Psh. nëse pjesa e zbritshme është 50 Euro dhe faturat e paraqitura për rimbursim janë 100 Euro, rimbursimi do të bëhet në masën 50 Euro.
  • Per rastin e pageses se vleres fikse – perfitimi i shtatzanise, i siguruari paraqet tek SIGAL kerkesen epr rimbursim te shoqeruar me kopje te karteles- vertetim lindje bebi ne spital publik apo privat.

Kujdes: Lexo dhe plotëso me kujdes të gjithë zërat e kërkesës për rimbursim si edhe bashkëngjitini asaj të gjitha provat fiskale dhe mjekësore që justifikojnë shpenzimin mjekësor të kryer.

Në cilat raste SIGAL mund të më lëshojë një Garanci Pagese?

  1. Shkarko këtu formularin pagesë direktehttps://sigal.com.al/wp-content/uploads/2018/02/AUTORIZIM-PARAPRAK.pdfSa herë i/e siguruari/a kërkon lëshimin e garancisë së pagesës duhet të ketë parasysh:
    1. Të dërgojë një njoftim në formën e kërkesës me shkrim (e-mail) duke dorëzuar Formën e Asistencës dhe të gjitha dokumentat mjekësore justifikuese.
    2. Për shërbime të planifikuara, proçedura e njoftimit duhet të ndiqet minimalisht 5 ditë përpara planifikimit të shërbimit mjekë
    3. Garancia e pageses do te leshohet nese shuma totale e shpenzimeve parashikohet te jete 20,000 leke apo me shume.

    Kujdes: E-mail do te konsiderohet vetëm në rastet kur sherbimi mjekësor është rekomanduar në formë emergjente. Për të gjitha rastet e tjera, kërkesa për asistencë duhet të dorëzohet me zarf të mbyllur dhe e shoqëruar nga dokumentat mjekësore mbështetëse në zarf të mbyllur në zyrat qëndrore të SIGAL.

Cila është proçedura për të kryer check up?

    1. I siguruari njofton kliniken e paracaktuar per datën që ka planifikuar per check up vjetor;
    2. Klinika Spitali hyn ne platformen https://hcm.sigal.com.al/
    3. Klinika/Spitali i konfirmon daten personit te siguruar
    4. Ekzaminimet në kuadër të check up kryhen, sapo personit të siguruar ti jenë konfirmuar oraret nga institucioni, pa pasur nevojë të ndjekë procedurë për garanci pagese
    5. I siguruari ne komunikim me institucionin mjekësor te përzgjedhur ezauron anlizat e check up brenda një afati të arsyeshëm për administrimin e këtij shërbimi për Institucionin Shëndetësor

    Kujdes: Nëse është viti 1 (pare) që siguroheni me SIGAL UNIQA, mbani parasysh se shërbimet e planfikuara (përfshirë këtu edhe check up) mbulohen nga kontrata e sigurimit pasi ka kaluar periudha e pritjes (45 ditë). Gjatë periudhës së pritjes, kontrata e sigurimit mbulon vetëm emergjencat mjekësore.

Për cilat shërbime më duhet patjetër të kërkoj Autorizim Paraprak nga SIGAL?

    1. Autorizimi paraprak duhet të kërkohet për shërbimet mjekësore si më poshtë:- Trajtim me shtrim në spital;- Kirurgji ditore;- Shërbim infermierie;- Evakuim mjekësor;- Transport jashtë Shqipërisë;- Riatdhesim i trupit.Per qellime te zbatimit te kesaj kontrate, Komunikimet me Siguruesin do te mbahen nepermjet adreses [email protected].

A mund të marr informacion online për kontratën “Shëndetit privat”?

    1. Po, aktualisht në link mund të merrni më shumë informacion për Shendetin privat duke aksesuar ne faqen zyrtare te Sigal: https://clients.sigal.com.al

Si akordohet përfitimi në rast shtrimi në spital (ndërhyrje kirugjikale) publik?

    1. Mbulimi në spital publik akordohet në rastet kur:
      1. I siguruari i nënshtrohet në spital një ndërhyrje kirugjikale
      2. Perfitimi ne formen e shperblimit fiks akordohet kur i siguruari i fillon dhe përfundon trajtimin në spital publik
      3. Në rastet kur i siguruari i kombinon shërbimet midis spitalit publik dhe spitalit privat, nuk I akordohet përfitim në formën e shpërblimit fiks, por i rimbursohen shërbimet e faturuara në spital privat, sipas parashikimeve në listën e përfitimeve;
      4. SIGAL rezervon 21-30 ditë kohë pune për të shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur për rimbursim. SIGAL dërgon një njoftim me shkrim në rast se ka mangësi në dokumentacion, por nuk mban përgjegjësi dhe nuk kryen rimbursim nëse ka mangësi ne dokumentacion;
      5. SIGAL e njofton të siguruarin me një e-mail në momentin shpërblimin e vlerës të vlerës.
      6. I siguruari paraqet tek SIGAL kerkesen për rimbursim te shoqeruar me kopje te karteles – të shtrimit në spital;
      7. I siguruari për ndërhyrje kirugjikale të trajtuar në spital public nuk paraqet fatura për rimbursim edhe në rastin kur të tilla mund të disponojë;

      Kujdes: Lexo dhe plotëso me kujdes të gjithë zërat e kërkesës për rimbursim si edhe bashkëngjitini asaj të gjitha provat fiskale dhe mjekësore që justifikojnë shpenzimin mjekësor të kryer.

Lista e rrjetit mjekësor SIGAL

    1. https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/Kujdes:
      • Gjithmonë merrni shërbime në rrjetin mjekësor te SIGAL, përndryshe faturat rimbursohen deri në 85%. Në varësi të çmimit të shërbimit mjekësor që ju është aplikuar, SIGAL rezervon të drejtën ti referohet çmimeve referencë që aplikojnë çmimet e klinikave/spitaleve të rrjetit mjekësor;
      • Gjithmonë verifikoni nëse shërbimi mjekësor që keni nevojë të merrni kërkon Autorizim Paraprak nga SIGAL. Për këto shërbime, nëse nuk ndiqet proçedura e Autorizimit Paraprak, SIGAL rezervon të drejtën të rimbursojë deri ne 70% të faturës mjekësore. Në varësi të çmimit të shërbimit mjekësor që ju është aplikuar SIGAL rezervon të drejtën ti referohet çmimeve referencë që aplikojnë çmimet e klinikave/spitaleve të rrjetit mjekësor;
      • Verifikoni gjithmonë nëse periudha e pritjes ka mbaruar. Në vitin e parë të sigurimit për këtë kontratë sigurimi, aplikohet periudhë pritje. Periudhe kjo gjatë së cilës rimbursohen vetëm shërbimet mjekësore emergjente, pra nuk rimbursohen shërbime të planfikuara (si psh. Check up apo kontrolle mjekësore diagnostikuese si CT, MRI etj)
      • Gjithmonë tregoni kartën e sigurimit kur merrni shërbime mjekësore. Klinikat/Spitalet e rrjetit mjekësor SIGAL aplikojnë çmime preferenciale për të siguruarit SIGAL. Nëse nuk prezantoheni si i siguruar dhe rrjedhimisht ju aplikohen çmimet standard. Për këtë diferencë në çmim, SIGAL nuk kryen rimbursim.
      • (Psh: nese cmimi qe aplikohet kur tregoni karten SIGAL eshte 300 leke dhe kur nuk identifikoheni si i siguruar eshte 500 Leke, per diferencen 200 Leke, SIGAL nuk mban pergjegjesi. Prandaj identifikimi me karte SIGAL eshte detyrim qe duhet te zbatohet nga i siguruari)