Blog, Lajme

Së bashku në mbrojtje të mjedisit/ Punonjësit e SIGAL UNIQA aksion pastrimi në plazhet e Vlorës

Teksa Shqipëria po shndërrohet në një atraksion turistik të preferuar për shumë shtete, punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Vlorë organizuan aksionin e pastrimit të vijës bregdetare.

Për disa orë, stafi i SIGAL UNIQA në qytetin jugor bashkoi forcat për pastrimin e plazhit për disa kilometra, duke grumbulluar shumë thasë me mbeturina.

Nisma që ka ndërmarrë SIGAL UNIQA, me të gjitha degët e saj në qytetet bregdetare, duke nisur fillimisht me Lezhën, ka për qëllim heqjen e mbeturinave nga plazhi dhe përmirësimin e përvojës të turistëve vendas dhe të huaj që i vizitojnë ato.

Në politikat e saj, SIGAL UNIQA ka mbështetur përherë nismat në dobi të ambientit. Për kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm raporti harmonik midis veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit.

Për këtë arsye prej disa vitesh kompania, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, ofron edhe mundësinë e blerjes online të çdo siguracioni në mënyrë që të reduktohet sa më shumë përdorimi i letrës dhe ndikimi në mjedis të jetë sa më minimal.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku