Mosrespektimi i rregullave është përgjegjësi e të gjithëve
A e dini se?
- 55% e aksidenteve rrugore ndodhin në zonat urbane, +15% krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian;
- 45% e të aksidentuarve në zonat urbane janë këmbësorë, +21.5% krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian.
Cilat janë disa nga problematikat kryesore?
- Problematika të lidhura me mungesat e transportit publik;
- Kultura e ulët e kujdesit në rrugë;
- Edukimi jo i mjaftueshëm mbi pasojat;
- Rreziqet që shkaktohen nga trafiku;
- Rritja demografike e qyteteve;
- Sinjalistika rrugore e infrastruktura ende jo në standarde.
Çfarë duhet të bëjmë më mirë?
Më shumë kujdes dhe kordinim nga:
- Të gjithë aktorët institucional e publik;
- Shoqëria civile;
- Komunitetet;
- Edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor;
- Rritja e cilësisë dhe sigurisë së jetës;
- Rritja e ndërgjegjësimit për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore;
- Rritja e shkallës së zhvillimit të vendit tonë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor
Respektoni korsinë e dedikuar të biçikletave;
- Vendosni kokoren kur udhëtoni me biçikletë;
- Mos përdorni kufjet gjatë pedalimit;
- Respektoni semaforin dhe vijat e bardha për këmbësorët;
- Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit;
- Respektoni këbësorët dhe vijat e bardha;
- Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit;
- Përdorni sa më shumë biçikletën për të mirën e shëndetit dhe të mjedisit;