Përpara se të hipni në makinë përgjatë të nxehtit të këtyre ditëve, mbani mend se valët e të nxehtit ndikojnë në automjete dhe në trafik.
Këshilla më e madhe kur vozitni në vapë është mirëmbajtja e automjetit.
Nxehtësia mund të ndikojë vërtet tek automjetet nëse mirëmbajtja nuk është e vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë u themi shoferëve që të sigurohen që të kontrollojnë bateritë, gomat, nivelet e lëngjeve të mjetit.
Është vërtet e vështirë të parashikosh emergjencat në anë të rrugës, prandaj duhet të kesh gjithmonë një çantë urgjence brenda automjetit tënd. Në kompletin e urgjencës, rekomandohet ujë shtesë, ushqime, kabllo, një elektrik dore dhe bateri shtesë.
Nëse makina juaj prishet, përpiquni të dilni nga rruga dhe të gjeni një vend të sigurt për të ndaluar. Nëse shihni një makinë në anë të rrugës, ngadalësoni ose lëvizni. Kjo është vetëm që ata të kenë hapësirë shtesë për t’u ndjerë pak më të sigurt dhe gjithashtu për të parandaluar aksidentet e mundshme, numri i të cilave rritet përgjatë muajve të verës.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është të siguroheni që ajri i kondicionuar i makinës suaj të funksionojë. Ajo mund të ndihmojë në shmangien e lodhjes dhe të ngasjes së hutuar.