Lajme

Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA, e mbyll në krye të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës dhe Jetës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi këtë fundvit raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2023.

Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të kryesojë tregun si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA 

Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere në treg.

NDARJA E TREGUT DHE DËMET E PAGUARA 

Edhe në produktin më të madh të sigurimeve të Jetës, “Jeta e Debitorit”, SIGAL LIFE UNIQA ruan vendin e parë në tregun ku operojnë 4 kompani dhe me një diferencë të theksuar me sishoqet e saj.

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria?

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.