Sipas raportit zyrtar të 3-mujorit të parë të vitit 2026 të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL paguan thuajse 27% të totalit të dëmeve që industria e sigurimeve, jetë dhe jojetë të marra së bashku.
SIGAL INSURANCE GROUP, në sigurimet e jetës, paguan 25.48% të të gjitha dëmeve. Në këtë segment operojnë 5 kompani të ndryshme. 24,788,000 lekë paguan SIGAL, ndërsa 97,296,000 lekë pagoi i gjithë tregu në sigurimet e jetës.
SIGAL INSURANCE GROUP, në sigurimet e jojetës, që në Shqipëri mbetet edhe segmenti kryesor i industrisë, pagoi 27.02% të dëmeve, përkatësisht 539,921,000 lekë. 1,998,185,000 lekë pagoi i gjithë tregu, në të cilin operojnë 9 kompani të ndryshme.
Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2026, SIGAL pagoi 564,709,000 lekë, ose përafërsisht 6 milionë euro.


