Blog, Lajme

Promovohet “Lufta e pengjeve” e Gani Mehmetaj/ Veprat e autorit pejan tashmë edhe në “SIGAL Audiobooks”

U promovua ditën e sotme në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës libri më i fundit i autorit Gani Mehmetaj, “Lufta e pengjeve”.

I lindur në Pejë, Mehmetaj është është shkrimtar dhe publicist, autor i rreth 25 veprave letrare, eseistikë dhe publicistikë.

Ai është autor i veprave “Boritë e apokalipsit”, “Zhvarrimi”, “Kalorësit e Dardanisë”, “Nata e Trazuar” dhe “Zogjtë e qyqes” me të cilin në vitin 2021 ka fituar Çmimin Letrar “Kadare”.

Por përveç se fizikisht, veprat e autorit Gani Mehmetaj tashmë mund ti gjeni edhe në platformën “SIGAL Audiobooks”, në versionin audio, të lexuar nga zërat më të njohur në vend.

“SIGAL AudioBooks”, ide e themeluesit dhe drejtuesit të Grupit “SIGAL UNIQA”, z.Avni Ponari, është platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, mbi 300 tituj, ndërsa çdo ditë 50 mijë individë janë përdorues besnikë të platformës.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa e Login dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve.

Gjithë kjo platformë, gjithë kjo risi vjen falas te dëgjuesi. Çfarëdo lloj libri, roman, poezi… Search titullin e librit, kategorinë ku do të dëgjosh. Mund të jesh fan i historisë, kulturës, shkencës… Ku e ndjeni ju veten më mirë.

Librat në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve.

“SIGAL Audiobooks” është ideuar, ndërtuar dhe funksionon me qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës dhe kulturës shqipe, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.