Lajme

PONARI: Sigurimet të rrisin personalitetin

Koha e leximit: 14 minuta

Le të flasim pak për veten. Kur bëhet fjalë të flasim për veten ajo që trumbetojmë gjithmonë është largpamësia. Duhet të mendojmë për veten në momentin kur jemi mirë dhe jo kur e keqja na zë derën, në mënyrë që të përballojmë gjithçka kurdo që mund të na prekë në apo familjarët tanë.

Pikërisht në kuadër të largpamësisë, në fokus sot do të kemi sigurimet dhe kur flasim për sigurimin e jetës apo shëndetit nuk bëhet shaka.

Personalisht kam zgjedhur gjigandin e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria. Serioziteti, profesionalizmi, korrektësia dhe risitë që kjo kompani sjell janë shtylla të forta, të cilat që prej 22 vitesh e kanë kthyer SIGAL UNIQA një lider në tregun e sigurimeve.

Sot jam në studio me themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA z. Avni Ponari.

Gazetari: Z. Ponari, në shqiptarëve na pëlqen të dëmshpërblehemi në një rast fatkeqësie por nuk na pëlqen dhe aq shumë të paguajmë paraprakisht. Është e vërtetë kjo?

Ponari: Po, është e vërtetë. Të gjithë duan që të përfitojnë nga sigurimet por jo të paguajnë për tu siguruar dhe kjo është një e metë e madhe e trashëguar, e cila ka dy faktorë: faktori i parë është kultura jonë qytetare që gjithçka e kemi lënë në dorë të Zotit dhe e dyta është mungesa e një sërë ligjesh nga ana e shtetit që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Gazetari: Çfarë ligjesh mungojnë?

Ponari: Ne vijmë nga një shtet totalitar ku për çdo gjë kujdesej shteti. Dhe duke u edukuar në këtë mënyrë ne nuk patëm sigurime në shtetin e asaj kohe. I vetmi sigurim ishte sigurimi i anijeve që iknin jashtë, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve nuk kishin sigurime. Ekzistonin me raste të veçanta sigurime tek disa individë ose tregatarë, por në mënyrë masive nuk kishte sigurime.

Po të krahasohemi me vendet fqinje ata kaluan pothuajse të njëjtin sistem, por industria e sigurimeve atje pësoi ndryshime rrënjësore, duke njohur një zhvillim të dukshëm kohë pas kohe.

Sot, Shqipëria konsumon vetëm 35 euro sigurime për frymë në vit, ndërsa vendet fqinje konsumojnë 3-4 fish më shumë, ndërsa Europa ka një mesatare prej 3000-4000 euro për frymë në vit për individ.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra konsumojnë 7000 dollarë/franga sigurime për frymë në vit, ç’ka e bën edhe më shumë diferencën e madhe që ka mes vendit tonë dhe kulturës së tyre për sigurimet.

Gazetari: Ç’farë përfitojnë ata më shumë sesa ne?

Ponari: Përfitimet për sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine dhe pension që janë edhe sigurimet më të domosdoshme për çdo individ.

Sigurimet në fund të fundit janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Unë e kam thënë shumë herë këtë, sepse është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë. Sigurimet mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti. Sepse nëse ke një paketë sigurimesh që janë më të domosdoshme për vijueshmërinë normale të jetës atëherë ty nuk të intereson të dish as se kush është kryetari i bashkisë, as se kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave e kështu me radhë. Ty të intereson që ajo kontratë sigurimesh që ti ke lidhur me kompaninë e sigurimeve të zbatohet dhe të të dëmshpërblejë për ato dëme që të janë shkaktuar.

Pra, do të kem një pension privat, një sigurim shëndetësor privat, do të kem të siguruar shtëpinë dhe makinën, atëherë unë do të kem të siguruar çdo gjë dhe nuk do të kem nevojë për shtetin.

Çdo gjë mbi këtë tokë është e sigurueshme, duke fillluar që nga unazat që mbajmë në duar, ora, shtëpia, shëndeti, biznesi, profesioni që ushtron dhe çdo gjë tjetër.

Nëse ne i kemi të gjitha këto sigurime, atëherë ne nuk i drejtohemi askujt për të na ndihmuar, sepse kjo është e meta jonë si shqiptarë, i drejtohemi zyrave të shtetit për të na ndihmuar, për të na dhënë një asitencë. Ndërsa kur ti ke një kontratë sigurimi, ti shkon pa e vrarë mendjen tek kompania e sigurimeve dhe do të dëmshpërblehesh për dëmin që të është shkaktuar, duke marrë paratë që të takojnë sipas kontratës që ti ke.

Gazetari: Kjo është një gjë që lidhet edhe me konceptin tuaj, që sigurimet e krijojnë dhe forcojnë personalitetin e njeriut. Është shumë interesante në fakt kjo mënyrë se si ju e shihni rëndësinë e sigurimeve, sepse në momentin që ti pavarësohesh dhe merr në dorë frenat e jetës tënde mund të mbërrihet deri atje ku ju thatë që njerëzit nuk dinë se kush është ministri i kësaj apo asaj fushe apo se kush ëshët kryetari i bashkisë, i cili ka punën e vet dhe ne nuk presim tek dera e tyre për të na ndihmuar, siç ishte rasti i tërmetit për shembull. Ne gjithmonë themi ku ishte roli i qeverisë apo çfarë bëri qeveria, sepse ne gjithmonë presim nga shteti.

Pyetja ime është: A duhet të ndihmojë qeveria dhe si mundet ne që të shpëtojmë nga këto gjërat?

Ponari: Unë do të të them ca të dhëna që ndoshta njerëzit nuk i dinë por që ndodhin rëndom çdo ditë. Vitin e kaluar janë djeguar mbi 500 apartamente në të gjithë Tiranën, si pasojë e plasjes së bombolave të gazit, shkëndijave elektrike dhe nga këto 500 apartamente ka qenë vetëm 1 i siguruar dhe ai vetëm për efekt të bankës, sepse kur merr një kredi banka të detyron ta sigurosh.

Këto ngjarje nuk parashikohen dhe mund të ndodhin në çdo kohë. Por sa i sigurojmë ne shtëpitë nga këto rreziqe kjo është përgjegjësi e individit, dhe faktet tregojnë që fatkeqësisht sigurohen vetëm 1 ose 2% e banesave në të gjithë vendin.

Në momentin që këto ngjarje ndodhin, menjëherë të nesërmen qytetarët vrapojnë përpara dyerve të bashkive në çdo qytet dhe presin që shteti ti ndihmojë. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta. Menjëherë sapo të ndodh dëmi, ti duhet të marrësh kontratën e sigurimit dhe të drejtohesh tek kompania e sigurimeve që të kërkosh dëmshpërblimin dhe kthimin e shtëpisë në gjendjen e mëparshme.

Shumë persona mund të thonë, po mire e ke ti, por ne nuk kemi mundësi të blejmë sigurimin e shtëpisë.

Gazetari: Pikërisht, unë atë do të të pyesja, sepse shumë individë mund të mendojnë që nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë këtë sigurim.

Ponari: Sigurimi i një apartamenti në Shqipëri kushton 50 mijë lekë të vjetra.

Gazetari: 50 mijë lekë të vjetra në vit?!

Ponari: Po po, 50 mijë lekë të vjetra në vit dhe dëmshpërblimi që përfiton në rast dëmi shkon deri në 100 mijë euro.

Gazetari: Domethënë sikur të kursenim pak cigaret dhe kafet do të mblidhnim mendjen për shtëpinë.

Ponari: Po, e kemi bërë kalkulimin dhe kemi thënë, që ata që pijnë 2 paketa në ditë le të pijnë 1 dhe të sigurojnë apartamentin, ose të pijë një paketë dhe të blejë sigurimin e shëndetit privat apo të investojë tek fondi i pensioneve për veten e vet.

Gazetari: Unë jam shumë kureshtar për tërmetin. Kishin njerëz që i kishin siguruar shtëpitë individualisht?

Ponari: Individualisht mund të kishte shumë pak nga ata që përfituan, sepse pjesa dëmrruese e atyre që përfituan ishin të detyruar nga bankat. Bankat kur japin kredi për blerjen e shtëpisë kërkojnë edhe sigurimin për vetë bankën dhe nga këto lloj sigurimesh, të detyruara nga bankat, dolën në përfitim të qytetarëve dhe përfituan jo pak. Tregu i sigurimeve ka paguar shuma të mëdha për dëmet e tërmeteve të vitit 2019. Vetëm SIGAL ka paguar mbi 16 milionë euro dëme për shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet dhe këto pagesa janë bërë në mënyrë të menjëhershme.

Ne ishim të përgatitur të paguanim shumë më shumë, deri në miliarda euro dëme, por nuk ishin të siguruar. Ndodhte që në një pallat me 50 apartamente, ishte i siguruar vetëm 1 apartament dhe gjithë të tjerët ishin të pasiguruar.

Ndaj për këto ngjarje unë mendoj që duhet një ndërhyrje nga shteti, që për ngjarje të kësaj natyre të jenë të mbuluar të gjithë qytetarët.

Shteti duhet të ndërtojë ligj që në rast katastrofash natyrore të jenë të siguruar të gjithë qytetarët dhe të përfitojnë të gjithë dëmshpërblimet.

Qytetarët i drejtohen shtetit, por mekanizmat e shtetit për dëmshpërblime janë më të ngadalta dhe shpesh jo të mjaftueshme. Ndërsa tregu i sigurimeve, siç ndodh në të gjithë botën, vepron në mënyrë të menjëhershme, përcakton vlerat dhe dëmshpërblen menjëherë.

Përfituesit e dëmeve të tërmetit e dinë sesa efektive ishin kompanitë e sigurimeve për ata që ishin të siguruar, sa shpejt vepruan dhe çfarë vlerash përfituan nga sigurimi. Ata që i raportuan dëmet menjëherë, brenda 2 javësh iu kthyen shtëpitë në gjendjen e mëparshme dhe u futën në banesat e tyre.

Gazetari: Po shteti çfarë bën? Është kjo pyetje e qytetarëve në masë. Për shembull në Itali kur ndodhin tërmete kush i ndërton shtëpitë, shteti apo kompanitë e sigurimeve? Si funksionon atje?

Sepse kur bëhet fjalë për 50 mijë lekë të vjetra në vit për sigurimin e shtëpisë kjo është absurde mos ta sigurosh.

Ponari: të gjitha vendet e botës sigurimin nga katastrofat e kanë të detyrueshme dhe të mirëpërcaktuar se si duhet të funksionojë.

Gazetari: Ne nuk e kemi?

Ponari: Jo, ne nuk e kemi. Ne e kemi vullnetar, sepse kështu është konsideruar, dhe unë jam partizan i asaj që duhet të jetë vullnetar, por shteti duhet të krijojë rrugët dhe reformat e duhura ekonomike që u shërben interesave të qytetarëve, që qytetari të jetë i lirë dhe të zgjedhë atë që i shërben më mirë interesave të tij. Shteti duhet të krijojë bazën ligjore, që ta transferojë rrezikun tek industria e sigurimeve, nëse duam të shkojmë tek ekonomia e tregut. Nuk duhet të jetë shteti përgjegjës për çdo gjë. Shteti duhet ti transferojë rreziqet nga vetja tek qytetarët dhe tregu i sigurimeve sepse kjo e forcon personalitetin e njeriut, i jep atij dinjitet dhe shkon me kokën lart të kërkojë atë që e ka të përcaktuar në kontratë, pra dëmshpërblimin, dhe nuk ka nevojë më ti lutet dikujt.

Gazetari: Në 22 vite punë që ka SIGAL, sa dëme i keni paguar shqiptarëve? A keni një shifër për këtë?

Ponari: Natyrisht që kemi. Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

Ne, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA, kompani me përvojë 200-vjeçare, ne jemi krenarë dhe dinjitozë sepse nuk frikësohemi nga asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe miliarda euro. Sepse tregu i sigurimeve funksionon i shkallëzuar. Duke qenë pjesë e UNIQA-s ne jemi të konsoliduar dhe jemi udhëheqës të tregut prej 22 vitesh.

Në 22 vite ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme qytetarëve shqiptarë në fusha të ndryshme, dëme shëndetësore, dëme për banesat, për makinat, për bizneset etj etj.  Dhe kjo ka krijuar besimin, forcën dhe inkurajimin e qytetarëve për të vazhduar punën tonë në shërbim të tyre. Kjo shifër, 400 milionë euro, do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve, pra të mundësimit të vazhdimit të jetës normale njëlloj siç e kishin përpara se t’u binte sëmundja, përpara se t’u digjej shtëpia, përpara se t’u ndodhte një fatkeqësi.

Në fund të fundit këtë mundësojnë kompanitë e sigurimeve, të rikthejnë në gjendjen e mëparshme financiare, sepse tregu i sigurimeve nuk të rikthen jetën, por të rikthen në pozitat e mëparshme finanaciare ose ti ruan ato në kushtet aktuale.

Gazetari: Meqënëse jemi tek jeta, ju si kompani keni edhe sigurimin “Jetë Plus”, që personalisht më ka prekur, sepse kur flitet për jetën e njeriut është një gjë shumë e rëndësishme. Së fundmi, sa sëmundje të rënda kanë prekur shqiptarët nëse ju keni statistika?

Ponari: Sigurimi i shëndetit është një nga sigurimet më të rëndësishme që kemi. Do të sjell vetëm një shembull shumë të shkurtër, për shkak të kohës së kufizuar që kemi. Takova para pak kohësh dy profesorë nga Korça që kishin ikur në Amerikë para shumë vitesh dhe donin të riktheheshin në Shqipëri. Ata donin të riktheheshin por problemi i tyre ishte sigurimi shëndetësor. Ne paguajmë 9000 dollarë në vit për sigurimin e shëndetit në Amerikë thanë dhe marrim të gjitha shërbimet shëndetësore. Po mirë u thashë, po në qoftë se u gjej unë një kompani që t’jua bëjë sigurimin e shëndetit për gjysmën e shumës që ju paguani në Amerikë dhe madje ju vendos edhe një ambulancë tek dera e shtëpisë që në rast se keni nevojë ambulanca të jetë në dispozicionin tuaj, a jeni të kënaqur i pyeta.

Pse ka sigurim shëndetësor privat në Shqipëri më thanë?! Po sigurisht që ka u thashë. Shqiptarët janë të kënaqur me këtë sigurim më pyetën? Po normalisht ata që e kanë janë të kënaqur. Po a sigurohen të gjithë? Jo u thashë, vetëm 5% e shqiptarëve sigurohen.

Gazetari: E tmerrshme! Unë personalisht jam shumë i kënaqur sepse ja kam ndjerë lezetin sigurimit të shëndetit tek SIGAL gjithë këto vite, sepse nuk kam qenë pa shqetësime shëndetësore. Dhe më lejo të të them faleminderit, sepse më shumë ke shpenzuar për mua sesa kam paguar unë për sigurimin.

Ponari: A do na e bësh sigurimin e shëndetit për 4000 dollarë më pyetën profesorët? Po patjetër u thashë, me 4000 mijë dollarë në vit ju do të jeni të siguruar dhe do të keni në dispozicion edhe telefonin, edhe ambulancën dhe çdo gjë tjetër sepse ju po kërkoni një paketë sigurimi Gold që ju mbulon gjithçka dhe ju do të shkoni të konsultoheni apo mjekoheni ku të doni dhe si të doni ju, unë kam për detyrë vetëm të paguaj faturat tuaja.

Ata ishin shumë të entuziazmuar për sigurimin që ju ofrova, por nga ana tjetër u çuditën dhe me keqardhje vazhdonin të më pyesnin: vërtet nuk sigurojnë shëndetin shqiptarët? U thashë janë shumë pak ata që sigurohen, pjesa dërrmuese nuk sigurohet.

Edhe tani që ishte COVID ne nxorrëm një produkt, që vetëm ne arritëm ta bënim dhe askush tjetër dhe sërish interesimi nuk ishte në nivelet që ne prisnim.

Gazetari: Më fal, po si e bëtë ju atë dhe përse e bëtë? Sepse mua, për të qenë i sinqertë, në sensin e biznesit nuk më bëri logjikë. Sepse ishte një produkt që për biznesin ishte dukshëm me humbje. Ama për të ndihmuar qytetarët po, ishte një produkt fantastik. Që ta dinë edhe qytetarët se çfarë ka bërë SIGAL UNIQA. Siguruan edhe sëmundjen e Covid-it.  Se kur ti bën një product sigurimi ka një marzh humbje dhe fitimi se biznes është në fund të ditës. Për shembull sigurohen makinat por jo të gjitha makinat përplasen dhe shkaktojnë dëme. Ndërsa Covidi i zuri pothuajse të gjithë qytetarët dhe ai produkt, sigurimi nga Covid, padiskutim ishte me humbje. Përse e bëtë ju këtë, për të ndihmuar qytetarët normalisht?

Ponari: Ne e morëm përsipër këtë risk, e para me qëllimin që tu vinim në ndihmë qytetarëve të cilët vetëm ankoheshin se nuk kishin mundësi të paguanin shpenzimet nga Covid. Së dyti, ne e shpërndamë riskun, duke bashkëpunuar me kompanitë risiguruese.

Unë mendova që fluksi do të ishte shumë i madh, por për fat nuk ishte aq i madh. Them për fat, pasi siç e the ti, ky produkt ishte me humbje për ne si biznes.  Edhe pse ne e marketuam, sërish pati një indiferencë të madhe nga ana e qytetarëve. Nuk ndodhi si në Singapor ku ranë serverat e kompanive të sigurimet sepse njerëzit atje në kohën e pandemisë u dyndën të blinin online sigurimin e jetës dhe të shëndetit.

Ky produkt përfshinte një pagesë ditore prej 30 mijë lekësh të vjetra, mbulonte shpenzimet për ilaçet dhe një pagesë 10 milionë lekë të vjetra në rast se individi humbte jetën si pasojë e Covid, dhe përkundrejt kësaj i duhet të paguante vetëm 100 mijë lekë të vjetra.

Fluksi nuk ishte aq i madh, ndoshta edhe sepse propaganda shtetërore ishte më e fuqishme. Njerëzit shkonin në shtet dhe kërkonin të rimbursoheshin, por ama ankesat e tyre ishin shumë të mëdha sepse rimbursimi nga shteti bëhet shumë ngadalë dhe rimbursimi nuk bëhet në nivelet e pritura nga qytetarët. Ndërsa tek SIGAL-i ato që erdhën bënë kërkesën për rimbursim, dorëzuan faturat dhe ne i rimbursuam menjëherë, paguam edhe humbjet e jetës që ndodhën dhe ishin të siguruar tek ne.

Pra e gjithë kjo tregon se ne si qytetarë jemi nënvlerësues ndaj vetes dhe jemi mësuar që gjithçka të na e bëjë shteti dhe shteti të jetë kujdestari jonë, nuk jemi ne kujdestarët e vetvetes.

Gazetari: Është edhe çështje kulture në fakt. Unë ju jam mirënjohës që pranuat ftesën, sepse duket sikur keni ardhur për SIGAL UNIQA, por jo. Ky është një shërbim që u bëhet njerëzve. Për shembull, ju keni futur një risi që është Teleshëndeti dhe unë e vlerësoj shumë atë shërbim. Sepse çfarë ndodh? Na zë një sëmundje në mes të natës dhe ne shpeshherë shqetësojmë mjekët në telefon dhe ato herë përgjigjen dhe herë jo. Unë kam dy mjekë që më përgjigjen për shqetësimet e mia dhe të familjes, por ndodh që ku i marr në mëngjes në telefon ato janë në operacion dhe më përgjigjen pasdite. Ndërkohë me shërmbimin e ri që ju keni futur në Shqipëri, TELESHENDET, e gjitha kjo është e zgjidhur, sepse me Teleshëndetin ti e merr mjekun në telefon në çdo orë, për çdo shqetësim që mund të kesh dhe nuk ke përse e shqetëson mjekun tënd apo ndonjë të afërm që mund të kësh në mjekësi. Le pastaj për ata që nuk kanë fare një mjek të tyre me të cilin ndiqen, dhe u duhet të shkojnë në spitale, të mbajnë radhë të gjata. Apo kur ikim me pushime dhe jemi larg na zë paniku se mos na ndodh diçka, të gjitha këto janë tashmë të zgjidhura me shërbimin e Tekeshëndet nga SIGAL UNIQA.

Si funksion Teleshëndeti?

Ponari: Gjatë periudhës së Covidit Teleshëndeti lindi si domosdoshmëri, që të konsultoheshim me mjekët pa shkuar në spitale, për të shmangur radhët dhe kontaket me njerëzit, sepse as qytetarët por edhe vetë mjekët donin të kishin sa më pak kontakte për shkak të Covidit.

Nuk ishim ne të parët në këtë shërbim, sepse në fakt Teleshëndeti është një risi e botës moderne dhe tregjet e mëdha botërore e kanë këtë shërbim. Dhe ne si SIGAL UNIQA vendosëm ta sjellim këtë shërbim novator edhe në Shqipëri. Ne e promovuam dhe nxorrëm këtë shërbim ose produkt që në kohën e pandemisë, qytetarët e pëlqyen si shërbim dhe sot ky është një nga produktet më të mira dhe që është përqafuar më së shumti nga qytetarët.

Me vetëm 50 mijë lekë të vjetra në vit, kushdo mund ta marrë Teleshëndetin, dhe gjatë gjithë kohës është në kontakt me mjekë të specializuar, me telefonata ose me video, si të dëshirojë. Pavarësisht se ku ndodheni, në shtëpi, në makinë, me pushime brenda apo jashtë vendit, për çdo gjë që keni mund të flisni me mjekët e Teleshëndet, të cilët kanë kartelat individuale të secilit pacient të ngarkuar online dhe të japin zgjidhje të problemit që ti ke në çdo kohë.

Teleshëndeti është një risi e botës dhe SIGAL është krenar që e ka futur këtë risi në Shqipëri dhe ne ecim gjithmonë një hap përpara, duke përqafuar çdo novacion që është në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve.

Teleshëndet është një doktor në xhep dhe të gjithëve na nevojitet një doktor për shqetësimet personale dhe familjare shëndetësore.

Ju pak më përpara më pyetet edhe për sigurimin Jetë Plus. Në Shqipëri, çdo vit zbulohen 3000-5000 raste të reja më sëmundje të rënda. Dhe pikërisht sigurimi Jetë Plus është produkti që siguron këto lloj sëmundjesh. Ky është një produkt i përbotshëm, që në Shqipëri e ka sjellë SIGAL, i cili të mundëson që nëse diagnostikohesh me një sëmundje të rëndë, të jep mundësinë që ta konsultosh dhe konfirmosh diagnozën me 3 spitale të ndryshme të botës, të cilët i zgjedh vetë individi, dhe më pas i gjithë trajtimi mjekësor jashtë Shqipërisë që nga fillimi e deri në rikuperimin total, së bashku me shpenzimet e një familjari që të shoqëron, i paguan SIGAL UNIQA.

Kosto e këtij produkti është shumë e lirë, 250 euro në vit, por ama përfitimet janë shumë të mëdha, të mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro dhe individi ka mundësinë që të zgjedhë të trajtohet në spitalet më të mira të botës, që i zgjedh vetë ai.

Sigurimi Jetë Plus përfshin sëmundjet tumorale, sëmundjet e zemrës, transplantet dhe sëmundjet e tjera të rrezikshme që janë pjesë e këtij grupimi.

Ky produkt ofrohet sot vetëm nga SIGAL UNIQA dhe ka vlera të jashtëzakonshme për ata që e kuptojnë dhe që duan të jetojnë me këtë produkt për shumë vite.

Gazetari: Jemi në fund, por nuk mund të lë pa përmendur edhe pensionin SIGAL, sepse ka të bëjë pikërisht me atë që thoni ju, me personalitetin e njeriut. Sepse ke mundësinë që të kesh një pension shtesë privat dhe je i lumtur sepse të del për të gjitha shpenzimet që mund te kësh në moshën e pleqërisë.

Cili është ndryshimi ndërmjet pensionit privat dhe atij shtetëror?

Ponari: Sot pensionet private kanë marrë vlera të jashtëzakonshme dhe kanë krijuar portofole shumë të mëdha në të gjithë botën. Në Europë, mund të jemi vetëm ne edhe Serbia që nuk e kemi ndërtimin e kollonës së dytë të pensionit vullnetar me ligj nga shteti.

Pensioni privat është i rëndësishëm sepse është një pension shtesë, që është shumë herë më i lartë se ai i shtetit. Nëse në shtet pensioni të del 200-250 mijë lekë, në privat të del deri në 500 mijë lekë në muaj, e zgjedh vetë se sa do paguash aq edhe do të të dalë pensioni në fund.

Një avantazh i pensionit privat ëshët se del më herët në pension, mund të fillosh ta marrësh pensionin që në moshën 60-vjeçare edhe pse mund të jesh akoma në punë, kjo s’ka rëndësi.

E dyta, paratë në pensionin privat nuk i humbet. Nëse në shtet paguan gjithë jetën dhe kur del në pension nuk i dihet sa nga ato kontribute mund të arrish të marrësh, sepse në rast fatkeqësie humbet e drejta e pensionit. Ndërsa në privat, edhe nëse ndodh një fatkeqësi me personin që është duke marrë pensionin, paratë nuk humbasin por i kalojnë familjes së tij, pra paratë trashëgohen.

Dhe këto para që i investon në pensionin privat jo vetëm që i merr, por i merr edhe më shumë, sepse ato investohen në instrumente financiare dhe individi i shikon gjatë gjithë kohës se sa para ka dhe ku po investohen dhe në fund shumat e parave që ai ka kontribuar do ti marrë në formë pensioni së bashku me fitimin nga investimi.

Gazetari: Prandaj nuk i çova në bankë unë paratë dhe kam bërë pensionin privat për vete dhe bashkëshorten tek SIGAL-i.

Ponari: Ti je klienti më i mirë i SIGAL, sepse ja di vlerat.

Gazetari: Është çështja që unë kam respekt për veten dhe mendoj gjithmonë për të ardhmen.

Zoti Avni unë ju falënderoj shumë sepse ju jo thjeshtë siguroni, por i bëni një shërbim shumë të madh të gjithë qytetarëve shqiptarë, sepse ne sigurojmë makinën, shtëpinë, shëndetin dhe gjithçka kemi, por mbi të gjitha ne sigurojmë personalitetin tonë dhe sigurimet na bëjnë që të ndihemi vërtet me personalitet.

Për të gjithë qytetarët e interesuar, mund ti gjeni të gjitha shërbimet e SIGAL UNIQA online, në www.sigal.com.al

Faleminderit shumë.

Ponari: Faleminderit ju.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë